UBT

Ilaçet natyrale në vend të tabletave

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kënaqësia gjatë festave shpeshherë shkakton probleme me shëndetin. Hundë e bllokuar, inflamacion në fyt, kollë, probleme në stomak…kërkojnë shërim. Si ndihmë e parë, për lehtësimin e problemeve shëndetësore, përdorini ilaçet natyrale në vend se të përcaktoheni për tableta.

DHIMBJET E KOKËS

Provoni ilaçin e vjetër e të dëshmuar. Pini një gotë kafe të zezë me disa pika lëng limoni. Ky lëng e përmirëson qarkullimin në enët e gjakut dhe shpejt heq dhimbjen. Mund të pini edhe një gotë ujë të ngrohtë ku keni hedhur 2 lugë mjaltë dhe 2 lugë uthull molle. Efekt mund të arrijë edhe bërja masazh në ballë dhe kapakët e syve, me vaj mente.

FYTI I PEZMATUAR, ME DHIMBJE

Te dhimbjet akute në fyt ndihmon shpëlarja e fytit me çaj nga kamomili dhe sherbela çdo dy orë. Mund të bëni inhalim edhe me kamomil, duke e mbuluar kokën me një peshqir të madh dhe të vendosni kokën sipër enës duke thithur avullin që lëshon kamomili përmes ujit të vluar. Inflamacionin e fytit mund ta shëroni edhe me banjë dhjetë minutëshe me ujë të vakët, e më pas shkoni në gjumë. Efikase janë edhe tabletat bimore në bazë të eukaliptit, mentës, që qetësojnë mukozën e fytit, pakësojnë dhimbjet.

ARKATANA

KOLLA

Shumë efikas kundër kollës është hudhra, një thelb e imtësoni dhe e derdhni në një enë të vogël, dhe shtoni mjaltë. Sipër vendosni folie prej plastike, e lini gjatë natës, e në mëngjes gjatë ditës kur të keni kollë, merrni një lugë të përzierjes. Kolla e thatë ndalon nëse thithni avullin sipër enës me ujë të vluar ku keni shtuar vaj esencial të eukaliptit, mentës, temjanit apo kanellës. Efikas është edhe lëngu nga aloe vera, përzier me sasi të barabartë të mjaltit, sidomos për ata duhanxhinj që kanë kollë.

HUNDË E BLLOKUAR

Konsumoni sa më shumë lëngje, shpëlani hundën me sprej në bazë të ujit të detit ose tretjes së njelmët. Në një pllakë shporeti po ashtu mund të hidhni rrikën e grirë, të ulni kokën e mbulua me peshqir dhe për 5 deri 10 minuta thithni avullin. Më së miri do të ishte që këtë ta bëni para gjumit, e më pas të shtriheni me kokën mbuluar dhe shpejt e ndjeni se si pastrohen sinuset.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.