RCCOLA

Iku luftëtari me ëndrrën për bashkimin kombëtar

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në moshën 77 vjet, në Prishtinë, ndërroi jetë, veterani i luftës së UÇK-së dhe UÇPMB-së, Mehedin Bunjaku – Baca Mehë, i cili u varros në vendlindjen e tij në Poliqkë të Dardanës.

Që në moshë të re, Beteja e Kitkës dhe “tri ditë Shqipni” të ai ngallën ndjenjat e zjarrta atdhetare, të cilat e përcollën deri në fund të jetës së tij, e sidomos Oficer Shpendi, i ushtrisë Shqiptare, që në atë kohë me një pjesë të kontingjentit të kësaj ushtrie, qëndroi ne Poliçkë dhe në familjen Bunjaku, të Baca Mehë la mbresa të pashlyeshme dhe shërbeu si udhërrëfyes për atdhedashuri dhe luftë për çlirimin e trojeve të robëruara shqiptare.

Sa më shumë kalonin vitet, puna dhe kontributi për atdheun shtoheshin. Ai kurrë nuk e ndali dorën dhe zemrën prej bujari, dhe nga puna me djersë ndihmoi dhe ushqeu shumë familje. Pavarësisht se ishte në moshë të shtyre, duke e ditur rëndësinë dhe përpjekjet e ushtrave të rinj për çlirimin e trojeve shqiptare, jo vetëm që ju doli në ndihmë, por ai edhe ju bashkëngjitë sidomos radhëve të UÇPMB-së.

“Na mësoi dhe edukoi se si të luftohet armiku duke na dhënë kuraje dhe mbajti lart moralin e luftës. Ishte trim dhe ndonëse në moshë të shkuar, nuk u ndal as njëherë dhe nuk e bëri gjumin rehat duke e ndihmuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Furnizoi me armatim, veshmbathje dhe ushqime luftëtarët e kësaj ane dhe të mbarë vatrave të luftës.

Ishte shembull se si duhet qëndruar deri në fund të luftës për fitore, ndërsa për të nuk kishte kthim prapa. Nuk kurseu mundin dhe gjithë potencialin që kishte vetëm që të mos koritemi dhe lufta jonë e shenjtë të dalë triumfale. Dhe ja doli Baci Mehë.
Gjatë bombardimeve të NATO-s, ai u tërhoq këtej në vendlindjen e tij, mblodhi rreth vetes djemtë më të mirë të kësaj ane, i mobilizoi ata dhe shtoi vigjilencën rreth kufirit.

Baca Mehë lëvizte gjithandej zonave të luftës, në Drenicë e Dukagjin, Llap e Gollak prej nga bartte frymën e fitores dhe lirisë.
Shtëpia e tij në Poliçke, ishte Shtab lufte për Zonat e afërta Operative të Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës Lindore.

Uji Dea

E priti dhe përjetoi meritueshëm çlirimin e Kosovës, dhe në fund edhe pavarësinë e vendit. Por mbetja e Preshevës, Bujanocit e Medvegjes, andej kufirit e mundonte shumë. Shkoi me merakun për bashkimin e trojeve etnike shqiptare”, kështu ka thënë në telegramin ngushëllues Ahmet Daku, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të luftës të UCK të Zonës së Karadakut.

Në shenjë nderimi për aktivitetin dhe kontributin luftarak të Bacës Mehë, ish bashkëluftëtarët e Brigades 116 “Hashim Hajdini” të Zonës Operative të Medvegjës, përmes Zymer Ismajlit, në fjalën lamtumirëse, thanë: “Është e vështirë të ndahesh nga një luftëtarë trim, nga një komandant si Baca Mehë, por ne nuk do të ndalemi për ta jetësuar ëndrrën edhe të tij, që kishte për bashkimin e trojeve shqiptare”.

Ndërkaq në emër të shokëve i fundit u nda, Avni Gjakova, i cili me pak fjalë e përshkroi jetën dhe veprën humanitare, bëmirëse, atdhetare, e parasegjithash njerëzore, të Bacës Mehë: “Meha ishte i të gjithë neve. Nuk na duhen më luftëra, por tokave shqiptare i duhen shume njerëzve me shpirt të madh si Meha”.

Mbi varrin e tij, u vendosen kurora lulesh nga Veteranët e Luftës së UÇK-se dhe UÇPMB-së.
Ndonëse Baca Mehë dhe shumë të tjerë shkuan me këtë merak, atyre ju mbeti koka me një ane, me shpresë se brezat e rinj do të qojnë në vend amanetin e tyre.

Ai vetëm fizikisht është ndarë nga jeta, meqë vepra dhe puna e tij si luftëtarë i pa epur për atdheun, gjithmonë do të jetë në mendjen e çdo shqiptari si njeri i dashur dhe shumë i respektuat, aty në mesin e familjarëve, shokëve, kolegëve dhe bashkëluftëtarëve, gjithmonë i dashur dhe i paharruar. Ashtu do të jetë përjetësisht Bacë Meha, i tillë çfarë ishte në jetë. I lehët i qoftë dheu i Kosovës, e përjetshme qoftë vepra e tij e çiltër, dhe i paharruar qoftë kujtimi për të. /rajonipress/