Iku edhe njëri nga ne, Ganimeti miku im dhe i juaji
Gjilan – Sot është ndarë vetëm fizikisht gazetari, profesori dhe njeriu më i dashur Ganimet Klaiqi.
Ganimet Klaiqi pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë sot. Një lajm i trishtueshëm, i rëndë dhe i papërballueshëm.
Ganimeti ose siç e quaja unë Ganimet djali mbetet një nga figurat më të përkushtuara të gazetarisë, një profesor i dashur, human dhe shumë njerëzor me studentët të cilët i çmojë shumë, me kolegët e UBT-së, ku edhe punojë së fundit.
Ganimeti ishte një kohë të gjatë edhe gazetar në “Koha Ditore” ku shërbejë për shumë vite. Ishte pjesë e Bordit të Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”.
Ngushëllime familjes së gjerë Klaiqi, studentëve, profesorëve dhe miqve të shumtë që ka pasur Ganimeti anekënd Kosovës. I prekur dhe i lënduar ndihem sot. Pusho i qetë miku im..jam krenar që isha pjesë e shumë zhvillimeve së bashku me ty../musa/rajonipress/


