Ikja e të rinjve, Rektori i UBT-së kërkon strategji për ruajtjen dhe zhvillimin e profesionistëve

Pagat e larta jashtë vendit, kushtet më të mira për punë, janë disa nga arsyet që po i largojnë profesionistët nga Kosova drejt vendeve evropiane, thotë rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse thotë se në institucionin që ai e drejton, pagat dhe kushtet janë të mira, të punësuarit vazhdojnë të largohen drejtë vendeve evropiane.Ikjen e konsideron globale por që kërkon reagim institucional për siç thotë ruajtjen dhe zhvillimin e profesionistëve në Kosovë.

“Problemi dhe shkaktarët janë kryesisht global. Ne kemi në Evropë një zvogëlim të popullatës së re pika e parë dhe ka mungesë të kuadrove të kualifikuara. Në nivelin global kemi një rritje të kërkesës nga tregu i punës për njerëz të kualifikuar dhe aftësia e institucioneve për të ofruar kuadro të kualifikuara. Kjo tash krijon që të gjithë janë në kërkim të talenteve dhe profesionistëve dhe ofrojnë oferta më joshëse dhe më të mira dhe kjo është që e rrok edhe Kosovën se nëse ka talent dalin në disa vende të botës, mundësia për me shku në Evropë është shumë më e lehtë dhe ka ofertë më të mirë prandaj kjo vërehet edhe tek ne. Në këtë rast ne duhet të krijojmë strategji tona për të kundërvu edhe ne me një strategji për ruajtjen dhe zhvillimin e profesionistëve në Kosovë”, thotë Hajrizi për EO.

Hajrizi përmend edhe fushat në të cilat potenciali për t’u zhvilluar profesionalisht është i madh.

Ai thotë se qëllimi i tyre është përshtatja e kërkesës me tregun e punës.“Puna në trend në fushën e IT-së është në trend dhe mund të zhvillohet edhe më shumë dhe ka potencial dhe politika dhe vendime të tjera. Si koncept i lëvizjes është në trend shumë të madh sepse ne kemi teknologji në botë, kemi pajisje dhe kemi të gjitha por mungojnë njerëzit e kualifikuar gjithkund në botë. Qëllimi jonë ka qenë qe të krijojmë kuadro kualitativ me kompetenca që t’i përshtatën vendit të punës edhe jashtë edhe këtu kudo që të shkosh në një vend të mirë. Dhe kjo tash po na u kthehet sepse po u jepet mundësia me punu jashtë me paga të larta me kushte të volitshme dhe kjo krijon një ndjenjë jo të mirë sepse prindërit paguajnë për ta gjitha shpenzimet i kryejnë kualitetin tek ne e arrijnë kompetencat dhe në fund përfitues mund të jen vendet e tjera”, u shpreh ai.

“Në anën tjetër ne mendojmë që me krijimin e kuadrove kemi arrit të sjellin kuadro në Kosovë. Ubt tani është fakulteti më i madh u shkencave kompjuterike në Ballkan dhe me këtë numër me qindra mijëra programera që i gjeneron faktikisht kemi një mundësi të mire që të kemi thithje të investitorëve dhe kërkesave që të vijnë këtu dhe kjo është ajo qka ne po mundohemi të ofrojmë në këtë drejtim. Të gjitha teknologjitë e fundit dhe të ardhmes janë të implementuara këtu dhe nuk mungon asnjë teknologji qoftë 5G, virtualizimi, inteligjenca artificiale, robotika, siguria kibernetike, të të gjitha ati që në fakt sot njihen në botë janë prezentë edhe këtu”, thotë tutje ai.

Hajrizi ka folur edhe për një investim të një kompanie amerikane në vlerë prej 30 milionë euro, teksa thotë se janë duke punuar që të sjellin kompani edhe nga disa vende tjera të botës. “Para 2, 3 viteve kemi sjell një kompani amerikane me rreth 30 milionë euro investime dhe tani kemi arrit t’i motivojmë edhe kompanitë nga Turqia, Izraeli, Gjermania dhe vende të ndryshme evropiane që të jenë pjesë e ekosistemit ton dhe ma merr mendja që ne mundësojmë që të ritë të rrinë këtu. Kosova krijon mjaft dispozita për tu zhvilluar. Dallimi mes vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim nuk është i madh”.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS