Eko Higjiena

Ikja e hershme e Agimit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Agim Rexhepi ishte figurë e njohur jo vetëm në fushën e arsimit ku punojë me vite, por edhe në jetën politike. Gjithmonë gazmor dhe i hareshëm Agimi e bënte me shije çdo ndejë ku ai ndodhej. Gjilani vërtet ka humbur një personalitet të rrallë që do e mbajmë në mend një kohë të gjatë.

Me Agim Rexhepin jam njohur kaherë dhe në kohë të ndryshme. Në Pograxhë një kohë të gjatë punojë si sekretar shkolle ku me mjaft përkushtim punoj për të avancuar vlerat arsimore.

Agimin e kam parë në shumë raste e momente të ndryshme, por asnjëherë s`kam mundur ta shoh të nervozuar, hakmarrës, apo të heshtur. Agimi në çdo ndejë apo shoqëri që ndodhej i jepte kuptim bisedës, e bënte muhabetin me shije. Përdorte fraza të ndryshme dhe ishte tejet tolerantë.

ARKATANA

Andaj, Agim Rexhepi do na mungojë jo vetëm si njeri i dashur i arsimit, si një ish drejtor i arsimit apo si një ish inspektor i lartë në MASHT, por mbi të gjitha Agimi do na mungojë edhe si njeri i dashur, i ëmbël e buzagaz.

Gjilani ka humbur një njeri të dashur, një njeri me ambicie realiste në rrethanat tona. Agimi kurrë nuk dorëzohej, edhe atëherë kur gjerat shkonin jo mirë, Agimi e gjente gjuhën e politikës për të rrezatuar pozitivistet. Dhe me të drejtë do të themi çdoherë se Agim Rexhepi do na mungojë, do na mungojnë të qeshurat e tij dhe fryma optimiste që mbillte në çdo shoqëri./redaksia e rajonipress/

Foto: Afrim Kqiku

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.