Uji Dea

Ikën Clinton, vjen Kerry

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Washington – Hillary Clinton në deklaratën e fundit si Sekretare e Shtetit tha se sulmi kamikaz ndaj ambasadës amerikane në Ankara është një alarm për t’i kujtuar Amerikës në ç’kohë të vështira jeton.

Megjithatë, ish-zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara shtoi se bota sot është një vend më i sigurt dhe kjo falë angazhimit të SHBA-së për ta bërë dicka të tillë. Ajo tha se ndjehej krenare që kishte kontribuar në këtë drejtim.

65-vjeçarja Clinton lë postin e kryediplomates amerikane, post që e mbajti për katër vite përgjatë të cilave vizitoi 112 shtete dhe udhëtoi më shumë se 1 milion kilometra, ose 86.8 ditë të kaluara në avionin e saj, një rekord më vete ky. Ajo shihet tashmë si një kandidate potenciale e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Hidromorava

Në fjalimin e fundit, Clinton shtoi se drejtimi i Departamentit të Shtetit ishte një eksperiencë dhe sfidë unike. “Jam shumë krenare për punën që kemi bërë së bashku. Sigurisht jetojmë në kohë të vështira dhe Amerika përballet me probleme komplekse, ashtu sic e pamë dhe nga sulmi mbi ambasadën tonë në Ankara”, iu drejtua Clinton stafit të saj.

Departamenti i Shtetit ka shpërndarë 112 fotografi të Clinton, nga një në çdo shtet që ka vizituar, përfshirë këtu edhe ardhjen historike në vendin tonë.

Hillary Clinton, që ishte Sekretarja e 67-të e Shtetit do të pasohet nga John Kerry, senator i Masaçusetsit. Ai u betua të premten në një ceremoni private, ndërsa të hënën pritet të nisë punën nga zyra si Sekretari i 68-të i Shtetit në historinë e Shteteve të Bashkuara.