Hidromorava

Igli Tare bën ‘lëmsh’ Superligën, misioni sapo ka nisur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Igli Tare padyshim është emri i momentit në futbollin shqiptar. Ish-drejtori sportiv i Lazios zyrtarisht është me pushime në Shqipëri, teksa nuk i është ndarë futbollit. Tare duket se ka influencuar për të përmirësuar klubet e elitës, ndërsa pas ndërhyrjes së tij Partizani emëroi në stol trajnerin më të mirë në Kroaci për sezonin e shkuar, Zoran Zekic. Veç tij, Partizani mori për rolin e drejtorit sportiv edhe Arbër Abilaliaj.

Tare ishte prezent edhe në stadium, aty ku Partizani barazoi 1-1 me BATE Borisov në Champions League. Disa ditë më vonë, vlonjati u takua në Palasë me një nga njerëzit më të pasur në SHBA. Bëhet fjalë për Todd Boehly, që është presidenti i Chelsea.

Në këtë takim duket se ka qenë prezent edhe kryeministri Edi Rama, e dukshëm është folur për futbollin në Shqipëri. Veç Manchester City-t, nuk përjashtohet mundësia që edhe Chelsea të piketojë talentet kuqezi për të ardhmen.

Uji Dea

Tare ende nuk e ka një punë si drejtor sportiv, ndërsa u përfol se takimi me “bossin” e Chelsea mund ta dërgonte atë në Londër, për pozitën që e mbajti te Lazio për shumë vite.

Ish-sulmuesi i Kombëtares nuk do ndalej me kaq, pasi ishte prezent së bashku me trajnerin Luigi di Biago në Korçë, aty ku Skënderbeu barazoi 1-1 me Dinamon. Fill pas miqësores, Report TV konfirmoi lajmin nga burime brenda klubit të Dinamos se te Blutë do ndodhin ndryshime madhore, me Taren që është në qendër të projektit. Për modernizimin e klubit, Dinamo do bashkëpunojë me Manchester City-n dhe do ketë investitorë të rinj, të njëjtët që kanë marrë përsipër ndërimin e portit të Durrësit, një projekt madhor.

Kështu, Tare me vetëm pak javë në Shqipëri po ndikon futbollin në vend, teksa me njohjet dhe lidhjet që ka në futboll, po sjell një klimë evropiane në Superligën shqiptare. Duket se misioni sapo ka nisur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.