Fundamenti

IFJ dhe RSF: Serbia të mos mbështes vetëm ato media në Luginë që ja bëjnë “bardh” pushtetit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Bruksel- Olivier Basile, përgjegjës i Reporters Sans Frontieres dhe Ernst Sagaga përgjegjës për Evropë nga IFJ i kanë deklaruar agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“ se situata e medieve, sidomos e gazetarëve në Serbi, sikur edhe në Luginën e Preshevës përkundër asaj se nuk është „lule“, megjithatë në krahasim me vendet fqinje është pak më e mirë, sidomos në aspektin financiar të cilat gëzojnë një mbështetje nga shteti serb. „Por fatkeqësisht këtë mbështetje të medieve sot në Serbi nuk e gëzojnë edhe ato media jo publike apo siç njihen si media „opozitare“ të cilat nuk janë bëjnë „bardh“ pushtetit…

“Reporters Sans Frontieres” ose siç njihet në hapësirën shqiptare “Reporterët pa kufi”, me seli në Paris sikur edhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (FIJ) në Bruksel me përkushtim të madh janë duke ndjekur zhvillimet e medieve sikur në Kosovë edhe në Serbi dhe Luginë të Preshevës Olivier Basile, përgjegjës i organizate së parë ndërkombëtare për Europën, dhe Ernst Sagaga FIJ i kanë konfirmuar agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“ se situata e medieve, sidomos e gazetarëve në Serbi, sikur edhe në Luginën e Preshevës përkundër asaj se nuk është „lule“, megjithatë në krahasim me vendet fqinje është pak më e mirë, sidomos në aspektin financiar të cilat gëzojnë një mbështetje nga shteti serb. Por, si duket me ndërrimin e pushteteve në Serbi duket se po ndërron edhe situata e medieve.

Këtë e dëshmon edhe fakti se në klasifikimin e “Reporters sans frontieres” Serbia e cila në vitin 2006 ishte mirë dhe mbante pozicionin e 45, sivjet ajo mban të 64-in çka nënkupton se Serbia për nga diskriminimi i medieve është fjala për ato „opozitare“, ku Serbinë e radhitin në rangun e medieve e vendeve të ish bllokut të bashkimit sovjetik ose të lindjes.

Lidhur me situatën e medieve në Luginën e Preshevës, Olivier Basile, përgjegjës i kësaj organizate ndërkombëtare për Europën, tha se Serbia vërtetë ka shënuar një rënie drastike të mosrespektimit të lirisë së fjalës së lirë dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve për dallim nga viti i kaluar. E themi këtë, sepse Serbia në listën klasifikuese në vitin 2009 mbante pozicionin e 62 në këtë listë, ndërsa vjet në atë të 85-in. Serbia e cila në vitin 2006 ishte mirë dhe mbante pozicionin e 45, sivjet ajo mban të 64-in.

Fundamenti

Është karakteristike se problemet e lirisë së medieve në Serbi kanë të bëjnë më shumë mes vete, apo mes pozitës dhe opozitës. Sa i përket medieve në Luginën e Preshevës, raportet nga terreni na njoftojnë se ato s’ kanë aq probleme të natyrës politike, por më shumë probleme ekonomike dhe financiare, ku kohëve të fundit Serbia ndan ndihma financiare këtyre medieve në Luginën e Preshevës, por pushteti atje ju ndanë ato mjete vetëm atyre medieve që mbulojnë aktivitetin e tyre apo atyre medieve të cilat janë më të dëgjueshme dhe me “mision” të caktuar, pra raportojnë për ta ose partinë e tyre…”

Sikur Basile, edhe Ernst Sagaga përgjegjës për Evropë nga Federata ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka pohuar se situata e medieve, sidomos e gazetarëve në Serbi, sikur edhe në Luginën e Preshevës përkundër problemeve tjera të censurës, megjithatë në krahasim me vendet fqinje është më e mirë.

Sagaga është njoftuar mirë mbi vështirësitë e gazetarëve shqiptarë në Kosovë e Preshevë, sidomos problemet financiare dhe ato të sigurisë kur është në pyetje gazetaria hulumtuese përballë krimit të organizuar në rajon.

Përgjegjësi për Evropë nga IFJ është pajtuar për të intensifikuar bashkëpunimin sidomos në këmbimin e informacioneve mbi situatën e medieve dhe gazetarëve në Kosovë, Shqipëri e Preshevë. Zyrtari i IFJ ka shprehur gatishmërinë të ndihmojë gazetarët shqiptarë në rajon për të ushtruar lirshëm profesionin e tyre njofton preshevajone.