ARKATANA

Idrizi mohon akuzat, ndiqet penalisht për kanosje

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sylejman Idrizi punëtor teknik i pylltarisë në ekonominë e pyjeve në Gjilan akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, Departamenti për krime të përgjithshme për veprën penale “kanosje”, meqë sipas aktakuzës më 15 shkurt 2013 seriozisht e ka kanosur Shemsedin Qerimin shef i sektorit të pylltarisë. Por akuzat Idrizi i quan të montuara .

Prokuroria Themelore në Gjilan (Departamenti për krime të përgjithshme) ka ngritur aktakuzë kundër Sylejman Idrizit punëtor teknik i pylltarisë në ekonominë e pyjeve në Gjilan.

Sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori Shefik Mehmeti, Idrizi dyshohet për veprën penale “kanosje” meqë më 15 shkurt 2013 në objektin e drejtorisë dhe pylltarisë në Gjilan e ka kërcënuar seriozisht Shemsedin Qerimin shef i sektorit të pylltarisë.

Sipas aktakuzës Shemsedin Qerimi derisa e kishte ftuar të pandehurin në zyrën e tij që të konsultohet lidhur me organizimin e punës dhe sistemimin e të pandehurit në një vend tjetër të punës, i pandehuri Idrizi sistemimin e kishte refuzuar dhe në të njëjtën kohë e kanosë me fjalët “Se do ta likuidoj”. I pandehuri shkon në zyrën e drejtorit të bujqësisë Nazmi Rapuca ku i tregon për mosmarrëveshjen me Shemsedin Qerimin dhe e njofton Rapucën se nëse i ndërrohet vendi i punës “unë kam me e vra Shemsedinin”.

Uji Dea

Tek i dëmtuari Shemsedin Qerimi sipas aktakuzës është krijuar një shqetësim, ankth, pasiguri dhe frikë për jetë.

Por aktakuzën dhe vet kallëzimin penal të policisë Sylejman Idrizi për rajonipress i ka quajtur shpifje dhe të montuara nga vet drejtoria e bujqësisë.”Të gjitha janë shpifje dhe të pavërteta sepse askënd se kam kërcënuar. Nuk dua lëmoshë e as mëshirë as nga Prokuroria e as nga Gjykata vetëm dua drejtësi sepse nuk jam keqpërdorues i punës” tha Idrizi.

Sipas Idrizit tërë këtë zhurmë që e ka ngritur drejtoria e bujqësisë po e bënë për interesa të veta për t`i sjellur njerëzit e vet në punësime të reja. Do të ankohem në të gjitha instancat gjyqësore dhe në të gjitha komisionet që mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe të drejtat e njeriut. Ky rast nuk do të heshtet, meqë po më bëhet një padrejtësi dhe kurth” thotë Idrizi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.