Idrizi: Kadriu i dha shumë Gjilanit për gjashtë muaj

Gjilan – Në tubimin në Lladovë mori pjesë edhe deputeti i parlamentit të Kosovës Nijazi Idrizi, i cili tha se Rexhep Kadriu e ka bërë më specifike këtë fushatë dhe se ai është një model i një njeriu të jashtëzakonshëm, i cili po e rrezikon buxhetin e vet për Gjilanin, një model i jashtëzakonshëm se si duhet t`i jepet këtij vendi duke dhënë për gjashtë muaj, aq sa të tjerët mund të marrin për dhjetë vjet.
Qytetarë dhe simpatizantë të shumtë të Lladovës, ishin mbledhur mbrëmë për të pritur kryetarin e ardhshëm të komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu.
Duke brohoritur “Duam Rexhep Kadriun për kryetar”, qytetarët e Lladovës e dëshmuan edhe një herë tjetër përkrahjen e madhe që ata kanë për kandidaturën e kryetarit Kadriu.
Në tubimin në Lladovë mori pjesë edhe deputeti i parlamentit të Kosovës Nijazi Idrizi, i cili tha se Rexhep Kadriu e ka bërë më specifike këtë fushatë dhe se ai është një model i një njeriu të jashtëzakonshëm, i cili po e rrezikon buxhetin e vet për Gjilanin, një model i jashtëzakonshëm se si duhet t`i jepet këtij vendi duke dhënë për gjashtë muaj, aq sa të tjerët mund të marrin për dhjetë vjet.
Jashar Ramadani, kryetar i LDD-së në Gjilan, ka thënë se tani është koha të shohim lëvizje konkrete me plane konkrete nga njerëz që po dëshmohen me punë. Ai ka thënë se para vetes kemi një njeri të padirigjuar, të padiskriminuar, i cili po e shënon epokën e një kthese të jashtëzakonshme për Gjilanin.
Para bashkëvendësve të tij, foli edhe kandidati për këshilltar komunal nga Lladova Arlind Ajeti, i cili i bëri thirrje të gjithëve që të votojnë numrin 62 dhe Rexhep Kadriun për kryetar të komunës së Gjilanit.
Ndërkaq, në fund foli edhe kryetari i AAK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, i cili tha se më 2 maj të këtij viti, kishte nisur punën e tij në ndihmë të qytetarëve pikërisht në fshatin Nasalë, ndërsa gjatë kohës sa po fliste mbrëmë, ishte përfunduar projekti i 36-të i tij.
“Çdo cent i qytetarit është i shenjtë, prandaj unë e ndjejë për obligim që secilin cent të tyre ta ruaj me kujdes dh eta shpenzojë aty ku qytetari ka më së shumti nevojë, për të mirën e tyre dhe asnjëherë për të mirën time”, ka thënë kryetari Kadriu.
Ai ka thënë se nuk do të ekzistojnë më frazat e famshme që qytetarët janë mësuar ti dëgjojnë “nuk ka para”, sepse sipas tij para ka, nëse ato nuk i merr për vete kryetari i komunës, prandaj ka dhënë fjalën se qysh ne mandatin e parë bashkërisht me qytetarët, do të fillojnë të realizojnë projektet e kërkuara nga ta prej vitesh.
Kryetari Kadriu, si gjithmonë është shoqëruar nga bartësi i listës Selami Xhemaili, ekipi i fitores i përbërë nga kandidatët për këshilltarë komunal si dhe anëtarë të tjerë të Aleancës./rajonipress/