Mobi Casa

Idriz Ajeti: Në Kosovë askush si shkatërron përmendoret serbe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Akademiku i njohur nga Medvegja, prof.dr.Idriz Ajeti, i cili jeton dhe vepron që prej kohësh në Kosovë, si hulumtues në Akademinë e Shkencave në Prishtinë me mjaft vëmendje dhe shqetësim është duke ndjekur zhvillimet në Luginë, sidomos rreth lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë.

Ai duke dënuar politikën diskriminuese serbe në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë ka pohuar sot për agjencinë informative kombëtare “Presheva jonë”, se sikur çdo popull në botë, pra edhe në Ballkan ka historinë e lavdishme, ka herojntë dhe dëshmorët e tyre. Si shpërblim për meritat e tyre familjarët dhe shoqëria e një mjedisi, ku kanë jetuar e vepruar ata, kanë të drejtë të ndërtojnë përmendore apo monumente tjera. As përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë nuk është e para dhe as e fundit në Ballkanin e pas luftës”, raporton Presheva Jonë.

Uji Dea

Prandaj, sipas akademik Idriz Ajetit, “shqiptarët në Preshevë kanë të drejtë të kenë përmendoret e tyre si çdo popull tjetër, fundja ata përmendoren e UÇPMB-së e kanë ndërtuar në tokë të vetën. Punët e mira shkojnë dalëngadalë. Edhe shqiptarët e Luginës nuk duhet të nguten dhe t’i shmangen provokimeve, sepse askush nuk kërcënon rastësisht. Ne në Kosovë kemi shumë përmendore serbe, madje edhe të atyre që kanë ndjekur e luftuar vazhdimisht shqiptarët, por nuk i ka shkuar mendja ndokujt t’i kërcënojë apo shkatërrojë ato”.