UBT

Identifikohen vrasësit e Xhemajl Mustafës?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arritur t’i identifikojë të dyshuarit për vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe shumë shpejt pritet ta bëjë arrestimin e tyre.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të Klan Kosovës në kushte anonimiteti.

Ndërkaq këtë gjë nuk e ka përgënjeshtruar as EUELX’i.

Zyrtarja për informim e Misionit Europian për Sundim të Ligjit, Bardha Azari, ka sqaruar përmes telefonit se krejt çka kanë për të thënë organet e ndjekjes “është se janë duke hetuar rastin”.

Klan Kosova kontaktoi edhe familjarët e Mustafës, të cilët thanë se nuk janë në dijeni të një informacioni të tillë.

Uji Dea

Pak ditë më herët prokurorët e EULEX’it u takuan me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Në këtë takim, sipas liderit të LDK’së, është diskutuar m’u mbi vrasjet politike të pasluftës, për të cilën vetë Mustafa bëri thirrje që të ndriçohen.

Xhemaj Mustafa ishte këshilltar politik dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Ibrahim Rugova.

Ai u vra me 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë. Ndërsa ky akt cilësohet si nder më të rëndit pas luftës.