RCCOLA

Identifikohen resurset e trashëgimisë kulturore

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan- Gjilani është njëra prej shtatë komunave të Kosovës që janë përzgjedhur në këtë projekt 4 vjeçar për trashëgiminë kulturore, krahas Dragashit, Gjakovës, Kaçanikut, Parteshit, Rahovecit dhe Vushtrrisë.

Forumi lokal i trashëgimisë kulturore në Gjilan, ka mbajtur të mërkurën takimin e parë, ku është njoftuar me projektin “Trashëgimia kulturore 2012-2015”, që realizohet nga organizata suedeze “Trashëgimia kulturore pa kufij” dhe dy ministri të Republikës së Kosovës, MKRS dhe MMPH.

Gjilani është njëra prej shtatë komunave të Kosovës që janë përzgjedhur në këtë projekt 4 vjeçar për trashëgiminë kulturore, krahas Dragashit, Gjakovës, Kaçanikut, Parteshit, Rahovecit dhe Vushtrrisë.

Forumi lokal ka për obligim që të përgatis planin lokal, duke identifikuar resurset e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, që do të shërbejë si bazë për zhvillim ekonomik dhe social të komunitetit, si hap i rëndësishme në një proces të gjatë të planifikimit e konsultimeve me palë të ndryshme, për të gjetur modele të qëndrueshme të bashkëpunimit.

Alban Musa, koordinator i projektit për Gjilan si dhe përfaqësues të tjerë të Forumit, kanë thënë se grupet punuese do të identifikojnë projektet më të rëndësishme në terren dhe pastaj në bashkëpunim do të përcaktohen edhe prioritetet për investime.

RCCOLA

Projekti ka vlerën 100 mijë euro për secilën komunë, ndërkaq vetë komunat do të marrin pjesë me 20 për qind në këtë shumë, për të rritur fondin investiv në 120 mijë euro.

Pjesëmarrësit në këtë takim të Forumit lokal thanë se komunat duhet ta shohin trashëgiminë si një nga potencialet e mëdha edhe për zhvillim ekonomik, pasi trashëgimia përben një nga komponentët kryesorë të turizmit, aq më tepër në Kosovë.
Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës u shpreh optimist se ky bashkëpunim do të prodhojë efekte pozitive në sektorin e trashëgimisë kulturore. Ai sugjeroi që prioritet të kenë objektet me vlera dhe që janë të rëndësishme për t`u ruajtur.

Ndërkaq, Veton Nevzadi, drejtor për Kulturë, ka shprehur interesimin e tij për të ditur nëse brenda këtij plani mund të përfshihet adaptimi për muze i ndonjë prej objekteve më të përshtatshme për këtë qëllim, meqë Gjilanit i mungon muzeu dhe ka marrë përgjigje se kjo është e mundur, nëse grupi lokal e identifikon si prioritet.

Me pyetje dhe interesime konkrete këtij debati i kanë kontribuar dhe anëtarët tjerë të Forumit lokal, Hetem Kosumi, i cili shprehu keqardhje për rrënimin e xhamisë së madhe, që ishte monument i mbrojtur, për shkak se ishte dëmtuar nga tërmeti i vitit 2002, pastaj Selvije Sejfiu, e cila tha se objekti i ri i Kullës së Sahatit nuk i përngjan atij që kam qenë dikur si dhe pjesëmarrës të tjerë. Sipas koordinatorit të grupi, realizimi i projekteve në terren pritet të fillojë në mars të vitit 2013.

Këtij programi i ka paraprirë nënshkrimi i një Memorandumi të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Cultural Heritage Ëithout Borders, Ministrisë Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe shtatë komunave të Kosovës, ku bënë pjesë edhe Gjilani.
“Trashëgimia kulturore 2012-2015” do të jetë një dokument i mirë për të gjithë, për të shtuar hapat konkret edhe në nivel lokal në funksion të ruajtjes dhe trashëgimisë kulturore. Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore do të ndihmojnë që shumë më mirë të menaxhohet kjo fushë, përkatësisht të ruhet gjithë thesari kulturor. /rajonipress/