Eko Higjiena

Ideja për testimin e mësimdhënësve kundërshtohet ashpër nga SBASHK-u

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) është duke përgatitur një pako ligjore në të cilën parashihet licencimi i mësimdhënësve të Republikës së Kosovës. E krahas saj në media kanë qarkulluar disa lajme edhe për një testim të mundshëm me shkrim të mësimdhënësve. Por një ide e tillë nuk është mirëpritur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), e cila e ka kundërshtuar ashpër atë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj për IndeksOnline ka treguar se qëndrimi i tyre është kundër testimit me shkrim të mësimdhënësve sepse sipas tij kësi lloj testimi nuk ka pasur as nuk do të këtë askund në botë.

“Në kemi vendimin e prerë të SBASHK-ut të cilin edhe e mbajmë, testim me shkrim te diturive të mësimdhënësve të Kosovës nuk ka pas as nuk do të këtë. Ne insistojmë që të shtohet kapacitetet të inspektoratit të arsimit dhe të dërgohen nëpër shkolla, për të parë nga afër punën që bëjnë punëtorët e arsimit”, ka thënë Jasharaj duke shtuar se do të ishte mirë të ketë vlerësim të përformances të punës së mësimdhënësve përmes inspektorëve, por kurrsesi test me shkrim.

Jasharaj gjithashtu theksojë se një vlerësim i tillë është degradues dhe nënçmues jo vetëm për arritjet e tyre profesionale por do të jetë nënçmim edhe për Fakultetin e Edukimit, ku sipas tyre kanë bërë pyetje mjaftueshëm.

Uji Dea

Ai tha se nga MASHT-i presin që të mundësohet avancimi nga licenca e punës në licencë tjetër dhe të marrin grada të tjera dhe kjo lëvizja në gradë të jetë në mënyrë vullnetare.

Ndërsa nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit përmes një përgjigje me shkrim për IndeksOnline kanë thënë që është duke përgatitur një pako të ndryshimeve legjislative të cilat ndikojnë në cilësi të arsimit përkatësisht mësimdhënies dhe mësim nxënies.

“Grupi punues ka hartuar draftin për këtë udhëzim dhe shumë shpejtë do të filloj diskutimi i gjerë me mësimdhënës për këtë pako ligjore. Ky draft UA parasheh 3 nivele të licencave (licenca e karrierës, licenca e avancuar dhe licenca e përhershme). Kalimi nga një licencë në tjetrën realizohet përmes vlerësimit të perfomancës-i brendshëm dhe i jashtëm dhe vlerësimit që pritet të organizohet nga MASHTI. Në rast se mësimdhënësi kalon nga licenca e karrierës në licencën e avancuar, parashihet edhe një shtesë në pagë”, thuhet në njoftim, përcjell IndeksOnline.

Nga Ministria gjithashtu bën të ditur se këto nivele të licencave vlejnë vetëm për arsimin para universitar dhe se zbatimi i këtyre niveleve të licencës do të fillojë pas finalizimit të kuadrit ligjor./IndeksOnline/