Eko Higjiena

Ibraimi krenohet që hyri në histori të Maqedonisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mbreti i futbollit të Maqedonisë vazhdon të jetë një futbollist shqiptar. Fjala është për Agim Ibraimin, i cili është zgjedhur futbollisti më i mirë i Maqedonisë, për vitin 2014.

Kjo është hera e dytë rresht që futbollisti i Mariborit e fiton këtë epitet, i cili iu pati dhënë edhe në fund të vitit 2013, shkruan Zëri.

Kjo e ka bërë shumë krenarë reprezentuesin maqedonas, për të cilin shkruan edhe sajti zyrtar i UEFA-s.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që unë po nderohem në vendin tim”, ka deklaruar Ibraimi, raporton uefa.com.

FIDANISHTJA

Në këtë mënyrë, sulmuesi shqiptar, i cili para pak kohësh shënoi super-gol ndaj Chelseas në Ligën e Kampionëve, u bë futbollisti i tretë në historinë e Maqedonisë, që zgjidhet më shumë se njëherë lojtari më i mirë i saj, raporton Zëri.

Dy herë këtë epitet, para Ibraimit, e kishte fituar Nikolce Noveski (2005, 2013) dhe pesë herë tjera Goran Pandev (2004, 2006, 2007, 2008, 2010).

Ibraimi ishte njëri prej më meritorëve që Maribori e fitoi titullin e kampionit në Slloveni në edicionin 2012/2013, shkruan Zëri, duke luajtur edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku shënoi për 1:1 ndaj gjigantit anglez, Chelseas. /Zëri