Fundamenti

Ibrahimi: Turp për KQZ, u abuzuan votat e mia

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Tefik Ibrahimi thotë se ky është diskriminim i kandidatit për Kuvendin Komunal, diskriminimi i votës së votuesve dhe abuzimi me votën e qytetarit nga ana e KQZ-së i cili zbaton një nen të ligjit mbi zgjedhjet që është i tejkaluar për kohën.Turp.

Tefik Ibrahimi kandidat për këshilltar komunal nga radhët e AKR-së nuk e ka pritur mirë rezultatin e shpallur nga KQZ-ja, pasiqë ai nuk figuron në listën fituese.

“KQZ sot publikoi Rezultatet përfundimtare të QNR. Për fat të keq mua Tefik Ibrahimit më është bërë një padrejtësi që kalon çdo normë duke më diskriminuar mua dhe votuesit e mi. Duke abuzuar me votën e shenjtë të qytetarit”!.

Sipas tij nga AKR dega në Gjilan për Kuvend Komunal të Gjilanit KQZ ka përcaktuar dy kandidat, bartësin e Listës Arben Maliqin që i merr padrejtësisht dhe pa mund të gjitha votat e kandidatëve ( Ketë ia mundëson Ligji që kurrë nuk është ndryshuar) dhe Mizafere Ismajli që ka 69 vota e që për shkak të gjoja gjinisë femërore ia mundëson po ky Ligj diskriminues për mua dhe votuesit e mi.

Uji Dea

“Unë edhe pse me më së shumti vota të fituara nga votuesit gjithsejtë 302 përjashtohem në bazë të këtij Ligji që abuzon me votën e shenjtë të votuesve. Nuk jam kundër përfaqësimit të gjinisë femërore në Kuvend Komunal . Por KQZ duhet të ketë parasysh diferencën në vota ndërmjet meje dhe kandidates që e ka përzgjedhur” sqaron Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se nëse KQZ do përfaqësim proporcional në Kuvendin Komunal atëherë përse nga subjektet politike nuk është kërkuar që 30% e bartësve të listave të jenë femra. “Kështu nga 20 subjekte në Gjilan sa kanë marrë pjesë në zgjedhje mbi 6 femra do të duhej të ishin bartëse të listave. Aktualisht ka qenë vetëm një” ka sqaruar Ibrahimi.

Ibrahimi me të drejtë pyet?. Atëherë për kë votuan 302 votues që më kanë votuar mua? Unë votuesit e mi i falënderoj shumë, por turpi i takon Ligjit dhe KQZ që zbaton njëanshëm këtë Ligj. Por kjo është Kosovë. Turp, shprehet ai. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.