Ibrahimi: Lagjja e tetë pa ndriçim publik, drejtorit i del kohë për shëtitje turistike
Gjilan – Siç duket nga humbja e madhe e 11qershorit në zgjedhjet parlamentare ende nuk janë kfjelluar sa duhet kryetari Lutfi Haziri dhe drejtorët e tij e sidomos aj i Shërbimeve Publike sepse ka disa ditë që lagjja e tetë ka mbetur pa ndriçim e këtij drejtorit të Shërbimeve Publike nuk i del kohë që të kujdeset për këta banor për shkak të pushimeve që i bon kohë e pa kohë shprehet Kushtrim Ibrahimi.
Kushtrim Ibrahimi thotë se shërbimet publike janë sektori më i dobët i udhëheqjes dhe një nga sektorët që ka qaluar në të gjitha fushat. “Mirëpo mos e keni gajle pushimet mos i ndalni sepse do t`i vazhdoni edhe mbas datës 22 tetor atëherë kur do të jenë zgjedhjet Komunale ku do të dilni humbës dhe do ta keni gjithë kohën për pushime.
Kështu që bëj apel të Kryetari në largim z.Haziri dhe Drejtori i Shërbimeve Publike z.Korqa që të intervenojnë në sajimin e këtyre problemeve të vogla në lagjen e tetë, sepse mos të flasim për dështimin në këtë lagje e sidomos në rrugën “Malësia” që ende kemi mbetur me ato “vadat” që kanë qenë dhe premtimet e kota të kryetarit në Largim z.Haziri ka shkruar Kushtrim Ibrahimi kandidat për këshilltar komunal nga radhët e LVV dega në Gjilan./rajonipress/

