RCCOLA

Ibrahimi: Drejtoria e Arsimit po i diskriminon arsimtarët

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lëvizja “Vetëvendosje” në Kamenicë ka reaguar ndaj përzgjedhjes së punëtorëve të arsimit për testin e maturës shtetërore.

Sipas kreut të kësaj Lëvizjeje, Ahmet Ibrahimi “Drejtoria e Arsimit dhe klani i LDK-së, pa vetëdije shtet-formuese, po i diskriminojnë, fyejnë dhe po keqmenaxhojnë me punëtorët arsimor”.

Ai ka thënë se përzgjedhja e mësimdhënësve për vëzhgues, është bërë ekskluzivisht nga shkollat e Karaçevës, Roganës, Hodonocit e Shipashnicës, aktivistë të LDK-së, duke injoruar punëtorët e dëshmuar me suksese.

Uji Dea

“Arsimtarët e profesorët që kanë përvojën dhe janë punëtorë të merituar, të cilët në të kaluarën e afërt ia kanë dalë me armikun të fitojnë luftën, sot përbuzën e injorohen.

Prandaj ju ftoj të vazhdojmë luftën se do të fitojmë edhe ndaj këtij mentaliteti të mykët të diferencimit partiak që po praktikohet nga njerëz të pandërgjegjshëm”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ahmet Ibrahimit të “Vetëvendosjes”./radiopremiera/