United Hospital

Ibrahim Shabani – një emër i denjë i kulturës dhe arsimit shqip

/ 11 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – I madh e i vogël gjilanas, por edhe më gjerë, e njohin Ibrahim Shabanin, profesorin e shumë gjeneratave të hershme të shkollarëve të arsimit fillor e atij të mesëm në komunën e Gjilanit. Ibrahimi është profesor i Gjuhës amtare shqipe. Profesor i respektuar dhe me dinjitet. Ibrahim Shabani, profesor, është edhe sot i respektuar nga të gjithë. Ai hyn në radhën e intelektualëve të merituar që ka kontribuar mjaft shumë në jetën kulturore e arsimore në Gjilan me rrethinë. Personalitet që ka jetuar me kulturën, jetën arsimore dhe me detyra të rëndësishme kulturore e arsimore të jetës së këtij qytetit të Anamoravës. Pse jo? Ky është një nga figurat e rralla të kësaj kohe. Ishte e mbeti një lis i pamposhtur e i papërkulur para të tjerëve që lakonin para pushtuesit shekullor. Se është kështu, do të bëjmë fjalë në vijim të këtij shënimi.

Profesor Ibrahim Shabani, edhe sot ka memorie të kthjelltë dhe e rrëfen të kaluarën e tij, sa krenare, aq edhe të dhimbshme. Njeriu kur bisedon me te, sikur ka përpara një njeri që di t’i rrëfejë shumë “sende” të kohës së kaluar, por edhe të kohës, sot. Ai (Ibrahimi), ndonëse në moshën e shtyrë, 84-vjeçare, flet e rrëfen si të ishte i një moshe mesatare e njeriut të sotëm. Nuk i harron të gjitha ato “ngjarje” e peripeti që i ka përjetuar gjatë shkollimit e të punës, të cilat kanë kaluar nëpër “sfida” të këtij profesori të gjuhës shqipe.

Ai (Ibrahim Shabani) flet as më tepër e as më shumë, vetëm sa i duhet përgjigjja e bisedës. Bile, nga një herë, reagon dhe bisedën e “rregullon” aty ku e fillon. Aty e ka vlerën biseda jonë, e cila, nga një rast i rëndomtë, biseduam për shumë “sende” të jetës së tij në kulturë dhe në funksione mjaft kredibile të një kohe të perënduar që i pati. Ai ishte e mbeti një lis i pamposhtur e i papërkulur para të tjerëve që lakonin para pushtuesit shekullor. Se është kështu, do të bëjmë fjalë në vijim të këtij shënimi.

Ibrahim Shabani është i lindur, më 1932 në fshatin Përlepnicë të Gjilanit. Një datëlindje e hershme, por shumë e rëndësishme. Shkollën fillore, dy klasëshe: të tretën dhe të katërt, i kreu në vendlindje. Ndërsa, dy klasë të tjerat të fillores, të parën dhe të dytën, i kreu në Kmetoc të Gjilanit. Gjysmë maturën e ka kryer në Prizren me shokët: Ismail Kadriu, Bajram Kadriu, Hajrushin Kadriu, Vehbi Uka, Nuhi Sherifi, Kadrush i Cërnicës, Fejzullah Ukshini nga Përpelpnica e të tjerë. Kjo ishte gjenerata e fundit që e ka kryer maturën me shtatë klasë.

Profesori, Ibrahim Shabani, pa hezitim, na i rrëfeu edhe këto “ngjarje” gjatë shkollimit të tij. Ai shtoi: “Pas kryerjes së kësaj gjenerate, Ismajl Kadriu, nga Zhegra, doli mësues. Unë e vëllau i tij, Bajram Kadriu, vazhduam edhe klasën e katër, që atë kohë është quajtur – gjimnazi real shqiptar. E kreva klasën e katërt, por në klasën e pestë nuk na pranuan. Na thanë se është bërë rajonizimi. Shkuam në Prishtinë. Kur u gjendem në Prishtinë, na thanë së s’ka vend për banim. U kthyem këtu në Gjilan për ta vazhduar mësimin në gjuhën serbokroate në klasën e pestë dhe të gjashtë. Me Bajram Kadriun, i ardhur nga Zhegra e Karadakut, tri vjet (e gjysmë), i kemi kryer në Prizren dhe dy këtu, bëjnë: pesë vite. Siç dihet, atë kohë, në Gjilan, ka punuar Gjimnazi në gjuhën serbokroate. Këtu jemi pranuar në klasën e pestë dhe të gjashtën. Një vjet më vonë, në Gjimnazin e Gjilanit është hapur paralelja e parë në gjuhën shqipe. Mandej, kam kryer një kurs veror në Pejë. Me një shok, Xheladin Kamberin na quan në Normalen në Prishtinës. Atë kohë, shkollimi në shkollën Normale ka qenë katër vite, prej 1 shtatorit 1954 deri më 30 shtator 1955. Është punuar me një program të sforcuar. E kryem Normalen e asaj kohe në Prishtinë. Ishte një shkollim i nivelit të dëshiruar. Në Normale na kanë dhënë mësim këta profesorë: Abdullah Zajmi, Ibrahim Zherka (nga Gjakova), Isuf Zherka na ka dhënë pedagogji, Shukri Jakupi- logjikë, Mumxhiu – matematikë, Tajar Hatipi- metodikë etj. Sa jam në dijeni, Shukriu, bashkë me vëllaun Muminin, është shpërngulur në Turqi. Mumini kanë dhënë atë kohë matematikë në gjimnazin shqiptar të Prishtinës. Shukri Jakupi ka dhënë logjikë edhe në paralelet serbe. Për te shtonin se, ai në orë mësimore ka përdorur shembuj apo fjalë të ndryshme që i ka marrë prej Naim Frashërit apo shkrimtarëve të tjerëve. Mu për këtë, ai edhe ka pësuar”.

Ibrahim Shabani, profesor, ka shtuar edhe këtë: “Pas kryerjes së shkollës Normale, vazhdova studimet në Beograd. Këtu, në Beograd, mësim më ka dhënë Profesori Idriz Ajeti, Anton Çetta etj. Por, dihet, lëndët kanë qenë në gjuhën serbokroate. Bie fjala, lëndën “Teoria e letërsisë”, e ka ligjëruar një profesor serb. Këtu studimet kanë qenë katër vjet, por unë i kam bërë shtatë e më tepër.

Ato vite, para kohe, mua më bënë drejtor në vitin 1956. Të shtojmë edhe këtë se, në këtë kohë të hershme e me përcjellje, nga puna i kanë përjashtuar këta intelektualë: Halit Llozanën, Sinan Gashin të Kosaçës, Hysen Matoshin të Matoshve dhe Nazmi Sahitin, i cili ka qenë emigrant në atë kohë. Kjo më ka penguar ta kryej fakultetin e nisur. Atë kohë më thanë të bëhem drejtor. Isha i diplomuar me Normale. Unë pak reagova dhe u ankova se doja t’i vazhdoja studimet e filluara. Por, ata më thanë se kjo punë është përkohësisht. Më mashtruan dhe punova tri vjet me radhë!

UBT

Atë kohë, punësimi ka qenë me “dekret” e jo si tash. Transferimi në punë ka qenë kur ata kanë dashur, e jo ku të duash t’i donë të punosh. Mezi vitin e katër më liruan dhe shkova të punoj me ditar në dorë në shkollën e Përlepnicës. I harrova studimet. Kisha angazhime dhe punë të pandërprera. Tri vjet nuk kam pasur kohë të shkoj në Beograd për t’i përcjellur studimet. Pra, as nuk kam paraqitur asnjë provim të studimeve. Kreva punë të drejtorit, por nuk ia fali vetës se si munda ta duroj vetën afro katër vjet pa i vazhduar studimet në gjuhë e letërsi shqipe në Beograd, rrëfen I. Shabani, profesor në pension.
“Pas kësaj kohe, përsëri më quan me “dekret” të punoj në Shkollën fillore në Zhegër. Këtu isha i angazhuar që të shkoj shtëpi për shtëpi për t’i bindur prindërit për t’i vijuar fëmijët e tyre shkollimin fillor. Këto punë i kam bërë nëpër fshatrat e kësaj ane të Karadakut, si në: Terziaj, Haxhaj, Selishtë, Nasalë, Lladovë, Goden, ndërsa Llashtica, në këtë vite, ajo ishte herë me Pasjan e herë me Zhegër. Në çdo gjysmëvjetor isha i obliguar të bëj raport me shkrim se si është gjendja edhe atë në prezencën e komunarëve dhe prindërve.

Tri afate kanë qenë. Pasi diplomova, fillova të punoj në Shkollën Normale “Skënderbeu” në Gjilan, më 1963. Ishte një kohë e hershme, por me përkushtim si nga ana e shkollarëve, por edhe nga ana e personelit mësimor. Më kujtohen nxënësit e kësaj kohe, si: Ibrahim Kadriun e kam pasur nxënës nga klasa e parë e gjer në klasën e katër fillore në Zhegër. Po nxënës i kam pasur edhe Bektesh Bekteshin, pedagog, Hamdi Arifin e shumtë të tjerë. Po këta shkollarë i kam pasur nxënës edhe në Normale të Gjilanit. Këta janë gjenerata e parë e normalistëve të Gjilanit. Bile, në Normale i kam pasur edhe disa nxënës shumë të dalluar. Këtu, (në Normale), kam dhënë mësim gjashtë vite. Gjashtë vite, gjashtë gjenerata i kam përcjellur me sukses. Kanë qenë gjeneratat më të mira të asaj kohe.

Pas kësaj kohe, u gjenda në Bibliotekën Ndërkomunale “F. S. Noli” të Gjilanit. Këtu punova katër vjet si udhëheqës i bibliotekës së qytetit. Gabova dhe u kyça në jetën kulturore, amatorizëm, teatër etj. Fillova t’i integroj Bibliotekën dhe Kinemanë s i Qendër për Arsim e Kulturë me emrin “Mosha Pijade”. Aty kanë qenë kinemaja, universiteti i punëtorëve, ndërsa amatorizmi ka qenë i pavarur. Të shtoj se, atë kohë, Biblioteka në fjalë, i ka paguar qira Qendrës për Arsim e Kulturë.

Ishte koha e integrimeve: në ekonomi, kulturë e gjithkund tjetër. Ne e bëmë integrimin e Bibliotekës, Kinemasë e Universitetin e Punëtorëve. Mua më zgjodhën drejtor. Kjo kohë zgjati katër vjet e gjysmë. Një grup, që punonin pranë kësaj Qendre, Kinemanë e kanë pasur si “mulli” të tyre. Pse, athua? Sepse, Kinemaja ka pasur prurje të mëdha nga buletat etj. Nuk kanë vjedhur, por kanë ndarë pagat e trembëdhjeta, për pushim de forma të tjera të pagesës. Dhe, një pjesë e të ardhurave ka shkuar për bibliotekë, amatorizëm, film etj. Sot e kësaj dite, disa prej këtyre punëtorëve nuk më shohin në të mirë. E ndërpreva hajninë…

Tjetër, sa isha drejtor i kësaj Qendre Kulturore, në vitin 1972, nga Shqipëria solla në Gjilan Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve shqipe. Ta dëshmoj një rast. Në këtë Ansambël ishte ardhur edhe Ibrahim Tukiqi, këngëtar i operave, por ai ka kënduar edhe këngë popullore. Në një rast, kur me Ibrahim Tukiqin bëmë një shëtitje në qytet, e pyeta se a ka familje e të tjera. Ai ma tha se i ka një vajzë dhe një djalë. Djalin e kishte pagëzuar me emrin David. E pyeta: pse David? Ai më tha se, kur kam qenë studime, Moskë apo tjetër, e kam pasur një shok të ngushtë që e ka pasur emrin David. Pra, e pagëzova David në shenjë kujtimi. Ky Davidi përmendet si kompozitor në Shqipëri. Po më rrëfeu edhe këtë se djalit tjetër ia kishte lënë emrin Gent. Më erdhi mirë”, shtoi I. Shabani, profesor.

Në vitin 1979 deri në vitin 1991, Ibrahim Shabani ka punuar Entin Pedagogjik në Gjilan. Do të thotë, ai këtu punoi rrafsh 11 vjet pranë këtij Enti pedagogjik. Dhe, erdhën kohë tjetra. E, profesori Ibrahim asnjëherë i përkulur para të tjerëve, por gjithnjë aktiv, punëtor dhe profesionist gjer në fund i punëve dhe aktiviteteve kulturore e arsimore. Por, ai pati punë me ish komitetlinjtë, të cilët i thanë që punojë gjer sa t’ia shpallin vendin e punës. Edhe këto “sfida” i kaloi, por e kaluara mbeti si e kaluar e paharruar… Ndonëse i lodhur nga padrejtësitë, ai kurrë nuk është gjunjëzuar para kundërshtarëve të asaj kohe. I tillë ishte, por i tillë mbeti: i sinqertë, fjalë pak e punë shumë, z. Ibrahim Shabani, profesor i respektuar i të gjitha kohërave. /tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.