Fundamenti

Ibrahim Kadriu, romancier i vitit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tiranë – PEN qendra e Shqipërisë të shtunën në mbrëmje ka ndarë për herë të parë çmimet vjetore për krijimtarinë letrare.

Shkrimtari nga Kosova, Ibrahim Kadriu ka marrë çmimin vjetor për romancierin më të mirë me librin “Pjella e dreqit”, çmimi jubilar i 100-vjetorit të Pavarësisë ka shkuar për studiuesin Xhevat Lloshi, i cili ka përgatitur monografinë “Përkthimi i Vangjel Meksit dhe redaktimi i Grejor Gjirokastritit”, çmimi për poetin e vitit i ka shkuar Rudolf Markut me vëllimin “Një ballkanas në Londër”, ndërkohë që çmimi për tregimtarin e vitit e ka marrë Ndue Gjika me vëllimin “Tepër e thjeshtë”.

Eco Higjiena

Çmimi honorifik për përkthim dhe promovim të letrave shqipe e ka marrë Resul Shabani për përkthimin nga maqedonishtja në shqip dhe anasjelltas, ndërkohë që në këtë edicion të parë të këtyre çmimeve ishte parashikuar edhe një çmim mirënjohjeje, i cili i është dhënë Neritan Cekës. Çmimi inkurajues ka shkuar për poeten 17-vjeçare Elida Loci me vëllimin e saj të parë.

“Ne jemi munduar t’i kthejmë këto çmime te shkrimtarët që lihen në heshtje, por që kanë vlera të mëdha. Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e veprave dhe autorëve shqiptarë në prozë, poezi dhe përkthime. Edhe këtë vit, si vit jubilar i 100-vjetorit të Pavarësisë, kjo qendër ka menduar të veçojë në gjithë krijimtarinë e autorëve shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, emra përfaqësues për kontribute të shënuara në këto fusha”, ka theksuar sekretari i PEN qendrës shqiptare, Sadik Bejko, raporton gazeta Shqip.