UBT

Ibrahim Kadriu, me dy komedi në një vëllim

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në vlerësimin e recensentit të këtij libri, shkrimtarit Xhevat Syla thuhet se, komeditë “Nafakëpreri” dhe “WC komerc” janë të përshtatshme për skenë dhe se këto krijime janë rrumbullakuara nëpërmjet personazheve, të shumtën, pa individualitet fiktiv, të përshtatur me situatat nga të cilat krijohen thyerjet, dalin në shesh intrigat familjare dhe shoqërore përmes përmbajtjeve që zhvillohen, me një dinamikë të theksuar.

Autor i mbi pesëdhjetë vepra letrare, që përfshijnë pothuajse të gjitha gjinitë dhe llojet letrare, shkrimtari Ibrahim Kadriu (Zhegër, 1945) ka botuar edhe librin e tij më të ri me titull “Nafakëpreri”, në të cilin janë ndërfutur dy komedi: “Nafakëpreri” dhe “WC komerc”.

Teksti i parë, ndonëse i shënjuar e i karakterizuar si komedi në tetë pamje, më tepër ngjan në një skenar për serial humoristik e në të cilin, nëpërmjet situatave komike, vihen në spikamë çrregullimet, deformimet, parregullsitë dhe manipulimet e tjera familjare e shoqërore. Ndërkaq, gjendje të karaktereve të ulëta dhe një sërë malverzimesh të tjera, duke shfrytëzuar mungesën e ligjit, të rendit e rregullit, me tone humori shpërfaqen në komedinë tjetër, “WC komerc”.

FIDANISHTJA

Në vlerësimin e recensentit të këtij libri të shkrimtarit Xhevat Syla thuhet se, komeditë “Nafakëpreri” dhe “WC komerc” janë të përshtatshme për skenë dhe se këto krijime janë rrumbullakuara nëpërmjet personazheve, të shumtën, pa individualitet fiktiv, të përshtatur me situatat nga të cilat krijohen thyerjet, dalin në shesh intrigat familjare dhe shoqërore përmes përmbajtjeve që zhvillohen, me një dinamikë të theksuar. Falë kësaj dinamike këto dy komedi, edhe si lexim e jo vetëm si lojë në skenë, e bëjnë lexuesin kureshtar, e bëjnë për vete. Në këto dy komedi vijnë në shprehje mangësitë në strukturat shoqërore e familjare, të reflektuara, shpesh, si antivlera karakteri, si budallallëqe.

Komeditë, sidomos “WC komerc”, i përshtaten rrethanave shoqërore, në rend të parë primitivizmit, luftës për prestigj në konditat e tranzicionit dhe përballjes së traditës me mënyrën tjetër të kuptimit të jetës dhe raporteve të saj. Me fjalë të tjera, kjo vepër paraqet një pasqyrë mbi thyerjet shpirtërore në kushtet e imponimit të përvojës së re për ekzistencë. Galerinë e personazheve në këtë vepër e shohim edhe në përditshmëri, mbase kjo paraqet edhe një atu që libri të jetë i pranueshëm nga masa më e gjerë e lexuesve. Librin “Nafakëpreri” e botoi “Vatra”, Shkup, 2013 dhe ka 220 faqe.

(Ragip Sylaj, KultPlus.com)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.