Fundamenti

Ibishi: Rritja e kapaciteteve ka ngjitur FSK-në për tre pozita në “Globalfirepower”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, e ka vlerësuar si të arritur të madhe rankimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për tri pozita më lartë në platformën prestigjioze “Globalfirepower”, që për nga fuqia ushtarake renditet e 138-ta.

Ibishi, në “FIVE” në Dukagji, u shpreh se ky avancim tregon për rritjen e kapaciteteve të FSK-së, duke marrë parasysh rreth 60 faktorë që ndikojnë në fuqinë ushtarake, përfshirë buxhetin, kapacitetet operative, forcat aktive dhe rezervë, si dhe kushtet gjeografike të vendit.

“Kemi rritjen prej tri pozitave tani prej 141 jemi në 138-të dhe kjo tregon që me rritjen e kapacitete janë diku rreth 60 faktorë determinues që tregojnë fuqinë edhe fuqinë e shtetit, buxhetit dhe aspekteve efektive, luftarake, forcave aktive dhe rezervë si dhe kushtet gjeografike. Mendoj, se ky avancim ka ardhur si rezultat i gjithë tranzicionit të shkëlqyeshëm që përfundon më 2028 dhe mendoj që përtej asaj FSK-ja ka arritur kapacitetet njerëzore pasi nga 5000 mijë forca aktive kemi 4420 dhe pjesa rezervë po shkon duke u avancuar dhe po shkon duke u rritur”, u shpreh Ibishi.

HW

Ibishi, mes tjerash, u shpreh se armatimi dhe pajisjet ushtarake të kontraktuara që pritet të vijnë së bashku me rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknologjike janë tregues se Kosova po lëviz drejt një avantazhi më të fortë në renditjen globale të fuqisë ushtarake.

“Edhe armatimi dhe pajisje ushtarake disa janë siguruar dhe ato që janë kontraktuar dhe do të mbërrijnë me kohë dhe të gjitha këto tegojnë se Kosova po shkon në hapa të sigurtë të drejt një avantazhi më të mirë në aspektin e rankimit global të sigurisë së Kosovës”, u shpreh Ibishi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.