Fundamenti

Ibishi : AAK është e gatshme dhe ka plane e programe për të quar përpara Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ibish Ibishi është bartës i listës së AAK-së dega në Gjilan. Ka qenë një ndër asamblesitët më aktiv dhe më korrekt në raport me zhvillimet në Kuvend. Ai edhe kësaj radhe me shumë thjeshtësi kërkon përkrahjen dhe besimin e qytetarëve për të cilët thotë se ka punuar me shumë ndërgjegje e përkushtim.

Lexojeni të plotë postimin e Ibish Ibishit

Bashkëvendës, qytetar të nderuar, duke njohur të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria e jonë duke u nisur nga: Rinia, sporti, kultura, arsimi, bujqësia, shëndetësia, infrastruktura, problemet e personave me nevoja të veçanta, problemet e bizneseve, ekonomi e tregti, problemet e bashkatdhetarëve me punë jashtë vendit, problemet e familjeve të dëbuar dhunshëm në veçanti ato nga Kosova Lindore, AAK zotohet se është e gatshme dhe ka plane, program dhe kapacitete që t’u qaset problemeve, zgjidhjes së problemeve pa dallime sepse në qasje dhe zgjidhje të problemeve gjatë angazhimit të AAK-së nuk ka vend për diskriminim dhe dallime qofshin ato partiake apo të lokaliteteve.

Eco Higjiena

AAK e kupton se me dhënien e besimit për të qeverisur me pushtet nuk është privilegj, por përgjegjësi, shërbim dhe llogaridhënie para qytetarëve !

Ka ardhë koha që të bëhet ndryshim të modelit të qeverisjes lokale, ky model është AAK, prandaj mos e gabo votën tuaj !
Voto nr.50, AAK
Voto Rexhep Kadriun, kandidat për të parin e komunës.

Mund të ju interesoj: