Uji Dea

Ibish Ibishi talenti që po i vjen futbollit të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Talenti i madh i futbollit i cili edhe disa muaj i mbush 19 vjet, Ibish Ibishi, me prejardhje nga Kosova, i cili është i lindur në shtetin e Gjermanisë, çdo ditë e më shumë po tregon se është një futbollist i cili pritet shumë nga ai në të ardhmen. Ibishi që nga mosha 8 vjeçare është dashuruar në lojën e futbollit me synim që një ditë të afërm të luajë në skuadrat e futbollit evropianë.

Futbollisti Ibishi, karrierën e kishte filluar në SC Bruhl, duke vazhduar në Bayer 04 Leverkusen, JFS Koln, SC Bonner, FC Hennef05, ndërsa aktualisht djersit fanellën në klubin SC Bonner në Gjermani. “Si fëmijë e kam dashur lojën e futbollit, kryesisht gjerë më tani karrierën e kam zhvilluar në shumë klube të Gjermanisë, ndërsa roli im është qendërsulmues. Aspiratat e mija janë që shumë shpejt të jem në klube të mëdha evropiane, pasiqë mendoj se kam kualitete”, shprehet futbollisti Ibishi.

Futbollisti Ibish Ibishi, i cili i ka parametrat e një futbollisti modernë e për nga pamja dhe stilit të lojës së tij ngjason me idolin e tij futbollistin norvegjez Haland, i cili tani është pjesë e Manchester City.

Uji Dea

Ibishi është “tmerr” për portat kundërshtare, ai gjatë 18 ndeshjeve të zhvilluara ka shënuar 17 gola duke bërë që edhe mediumet Gjermane të shkruaj për këtë talent i cili po i vjen futbollit të Kosovës.

Talentin Ibishi e karakterizon nuhatja për gol, shpejtësia e driblingu të cilin e ka para portës kundërshtare me gjatësi që e ka 1.89 cm. Ky talent i madh i futbollit shpreson se ëndrra e tij do të bëhet shumë shpejt realitet, duke ëndërruar se shumë shpejt do të ketë një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës U-21 për të dhënë kontributin e tij për “Dardanët”. “Babin e Mamin i kam nga Kosova, edhe familjarët e mijë jetojnë në Kosovë, dhe dua që një ditë shumë të afërt ti bëj krenar ta veshi fanellën e “Dardanve” të Kosovës, dhe djersën time ta derdhi për ngjyrat e Kosovës. A ka ma kënaqësi se t`i nderosh prindërit dhe popullin e Kosovës në fushën e futbollit. Shpresoj se do të kem një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës”, ka bërë të ditur talenti Ibishi.

Shpresojmë se një talent çfarë është Ibish Ibishi i duhet futbollit të Kosovës, e ne duhet të jemi të lumtur që futbollistët shqiptarë po luajnë rol të rëndësishëm në klubet e tyre në diasporë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.