United Hospital

IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti është përfituese e grantit prej 585 mijë euro

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – IAAP “Jonuz Zejnullahu”-Viti ishte përzgjedhur ndër shkollat e para që ka përfituar nga thirrja e parë e Fondit të Sfidave të Kosovës (KCF) të menaxhuar nga MASHT-T dhe atë me një grant prej 585,600 euro. Ky grant mbështetet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ) dhe që zbatohet nga Banka Gjermane për Zhvillim ( KfW ) pritet që këtë institucion shkollor ta transformoj një qendër moderne për fushën e makinerisë.

Bëhet me dije se me këtë projekt do të investohet në infrastrukturën dhe cilësinë e mësimdhënies përmes renovimit rrënjësor, përfshirë punëtoritë, instalimet e reja elektrike, ujësjellësi, si dhe sisteme moderne të ngrohjes qendrore dhe ngrohjes solare.

Uji Dea

Po ashtu parashihet edhe të bëhet pajisja me teknologji dhe makineri moderne për profilet e ndryshme si: Operator prodhimi, Saldator dhe Metalpunues.

Në kuadër të këtij projekti pritet të këtë edhe trajnime të ngritjes profesionale për nxënësit për të hyrë më lehtë në tregun e punës dhe atë me partnerë të ndryshëm të operatorëve ekonomik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.