UBT

Ia vrau gruan shokut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hadije Tunuzliu u mbyt me thikë më 3 dhjetor. Trupi i 42 vjeçares u gjet në fshatin Lupq i Epërm të Podujevës, ndërsa dyshohet se atë e vrau Xh. Tërstena, 58 vjeçar nga Vushtrria. I dyshuari dhe familja e viktimës kishin marrëdhënie të mira shoqërore në mes vete.

E priti të kthehet nga puna sikurse ditëve të tjera. Por u bë natë dhe Hadije Tunuzliu nuk po kthehej në shtëpi. Kjo vonesë e shqetësoi të shoqin. Sezair Tunuzliu kot e thërriste në telefon të shoqen sepse atë e kishte fikur.

Eco Higjiena

Burri nga Vushtrria thirri të gjithë të afërmit për të mësuar nëse ata dinë diçka për fatin e saj. Por askush nuk dinte asgjë. Të nesërmen disa SMS të dërguara nga numri i saj në telefonin e së bijës e shtyn Sezairin të dyshojë se diçka nuk është në rregull.

“Më kanë rrëmbyer me thikë në kokë, më kanë çu rrugës për Gjilan”, ishte përmbajtja e njërit nga mesazhet telefonike që kishin ardhur në telefonin e vajzës së Sezairit, që njëkohësisht është fëmija i vetëm i çiftit.(express)