Ia dëmtojnë autobusin një shqiptari nga Bujanoci

Gjilan – Disa fëmijë të moshës së mitur e kanë gjuajtur me gurë një autobus pronë e një shqiptari nga Bujanoci duke ia dëmtuar parafangon në vlerë të 1500 eurove njoftoj Policia e Kosovës.
Në fshatin Miresh (ish Dobërqan) të Gjilanit një qytetar shqiptarë nga Bujanoci i Serbisë ka raportuar në polici se përderisa ishte duke kaluar nëpër këtë fshat, disa fëmijë te moshës së mitur kanë gjuajtur me gurë autobusin e tij me ç`rast i kanë dëmtuar parafangon .
Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 1500 euro. Rasti është nën hetime./rajonipress/