UBT

I vunë tritol në makinë, 42-vjeçarja: Më kanë ngacmuar shumë burra

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Një ditë pas shpërthimit me tritol në qendër të Fushë-Krujës, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 12 persona. Burime pranë grupit hetimor dje bënë me dije se pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes ndaj 42-vjeçares Mimoza Isufi.

Sipas policisë, dyshohet që shpërthimi me eksploziv në makinën e nënës së dy fëmijëve ka ardhur pas prishjes së një lidhjeje dashurie. Ndërkohë, Isufi ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje, se përgjatë dy viteve të fundit, pas vdekjes së bashkëshortit të saj (ish-efektiv policie) e kanë ngacmuar dhe kërcënuar shumë burra të zonës. “Jam grua pa burrë, ndaj shumë persona më kanë çuar SMS për lidhje apo më kanë kërcënuar nëpërmjet telefonit nëse nuk pranoja të lidhesha”, – është shprehur 42-vjeçarja. Ajo ka kërkuar që Policia dhe Prokuroria të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorin e krimit.

HETIMI

Hedhja në erë me tritol e makinës së gruas së ish-efektivit të policisë në lagjen “Punëtori” ka alarmuar banorët e Fushë-Krujës dhe policinë lokale. Blutë po hetojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Mimoza Isufi, e mbetur e ve prej më shumë se dy vjetësh, ditën kur ndodhi ngjarja (të premten) ka qenë në Tiranë. Vetëm 10 minuta para shpërthimit me tritol të automjetit në pronësi të saj, tip “Fiat Punto” me targa AA052FD, ajo ishte kthyer nga kryeqyteti në banesën e saj në Fushë-Krujë. Burimet policore pohuan se 42-vjeçarja, e cila ka qëndruar gjatë gjithë ditës në Tiranë, mund të ketë mashtruar personin me të cilin kishte lidhje sentimentale. Në shenjë hakmarrjeje, ky i fundit ka vendosur eksploziv në makinën e saj.

Mobi Casa

Hetuesit e çështjes kanë marrë në pyetje vëllezërit dhe familjarë të tjerë të Mimoza Isufit në lidhje me këtë ngjarje. Ata janë shprehur se nuk kanë konflikte me asnjë në zonë. Burimet e mësipërme sqaruan se gruaja, e cila njihet nga të gjithë në këtë zonë, ka pasur dy makina deri para disa javësh, të cilat dyshohet se ia kanë bërë dhuratë. Nisur nga ky fakt, blutë kanë shoqëruar 12 persona (meshkuj) të njohur nga Isufi, nga Fushë-Kruja, Kruja dhe Laçi. Grupi hetimor po verifikon tabulatet telefonike, me qëllim identifikimin e autorit të krimit.

DESHMIA

Mimoza Isufi ka kërkuar që të gjendet tritolvënësi, i cili jo vetëm duhet të dënohet, por edhe t’i paguajë dëmshpërblim. “Dje (të premten) kam qenë në punë, në rrobaqepësi. Nuk e di kush e ka hedhur tritolin në makinë. Makinën e kam blerë vetë, me të ardhurat e mia. Gjatë muajve të fundit më kanë ngacmuar shumë burra, pasi jam grua pa burrë. Madje më kanë çuar edhe SMS për lidhje apo më kanë kërcënuar në telefon. Ata që më kanë çuar SMS nuk i njoh. Më kanë marrë edhe në telefon që të lidhesha, por nuk kam pranuar”, – ka dëshmuar në polici Mimoza Isufi. Ajo ka pohuar se “kjo gjë ka nisur dy vjet e ca më parë, kur më vdiq burri në aksident dhe më la me dy fëmijë të vegjël. Që atëherë më kanë ngacmuar shumë burra të zonës. Nuk mund t’ia vë gishtin askujt se kush e ka hedhur tritolin. Atë gjejeni ju dhe vëreni para drejtësisë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.