Mobi Casa

I vrau djemtë, i ziu dhe i hëngri

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Një nënë nga Tajlanda, javën e kaluar ka pasur halucinacione, për shkak të të cilave i ka vrarë, i ka zier e i ka ngrënë dy djemtë e saj.

“Gruaja ka vrarë fëmijët e saj, sepse nuk ka vazhduar trajtimin dhe nuk i ka pirë ilaçet”, ka thënë drejtori i Spitalit Psikiatrik në Kiattiphum Wongrachit. Ai ka shtuar se personat e sëmurë mendërisht bëhen të dhunshëm dhe kanë halucinacione kur e ndërpresin trajtimin të rregullt, shkruan “Bangkok Post”.

Nëna fatkeqe, për shkak të problemeve psikologjike, ka menduar që djemtë e saj janë derra. Mjeku tha se gruaja do ta kalojë një kohë të gjatë në spital nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Spitali do të verifikojë nëse është e varur nga droga, meqë krimi i saj ishte tejet mizor. Gruaja ende nuk është e vetëdijshme për faktin që vrau djemtë e saj.

UBT

Policia javën e kaluar ka marrë lajmin se një grua ka vrarë fëmijët pesë dhe njëvjeçar. E kanë gjetur tek fle, ndërsa pranë saj ishin trupat e prerë të tyre. Në pyetjet e tyre nuk ka reaguar, ndërsa më vonë është kuptuar se që nga viti 2007 vuan nga problemet psikike.

Zyrtarisht është akuzuar për vrasje, por për shkak të problemeve është dërguar në spital. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.