I vrau dhëndrri

Shkaktari i tragjedisë familjare në Neumarkt të Gjermanisë, ku u vranë babë e bir, dyshohet se është dhëndri i tyre. Ai nuk pajtohej se bashkëshortja i ishte ndarë, prandaj në shenjë hakmarrjeje i vrau babanë dhe vëllanë. B.Rama dhe R.Rama janë me prejardhje nga Podujeva dhe prej shumë vjetësh së bashku me familje jetonin në Gjermani.

Kishte ikur nga spitali psikiatrik dhe menjëherë kishte shkuar te familja e ish-bashkëshortes së tij. 43 vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë babën dhe vëllanë e ish gruas. B. Rama dhe R.Rama janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në qytezën Neumarkt të Gjermanisë.

Ata dyshohet se i vrau –ish-dhëndri, i cili po ashtu është plagosur gjatë konfliktit që kishte me miqtë e tij. Policia e qytetit Regensburg bën të ditur se ky 43 vjeçar një ditë më herët i kishte telefonuar policisë, duke kërcënuar se për shkak të problemeve familjare do të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga një shkëmb te rrënojat e kështjellës Wolfstein. Si shkas për këtë ai kishte përmendur problemet familjare.

Policia e kishte parandaluar vetëvrasjen e tij dhe ai ishte paraqitur në spital për terapi. Por vetëm një ditë më vonë, ditën e krimit, (më 29 janar) 43 vjeçari kishte ikur nga spitali. Policia njofton se të martën pasdite ka marrë një telefonatë nga i dyshuari për një plagosje në Neumarkt.(express)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).