I vë flakën vetes duke fajësuar qeverinë

Kamerat kanë arritur të fiksojnë momentin dramatik kur një protestues izraelit i vë flakën vetes gjatë një proteste.
Burri rreth të dyzetave i vuri flakën vetes në Tel Aviv, ndërkohë që njerëzit shikonin të tmerruar.
Njerëzit thërrisnin për ndihmë, ndërkohë që hidhnin ujë mbi trupin e protestuesit.
Protestuesi po merrte pjesë në një protestë për kostot e larta të jetesës dhe për të tjera çështje sociale.
Personi që tentoi të kryente vetëvrasjen kishte lënë një letër ku fajësonte qeverinë për vështirësitë e tij financiare.
Ai u dërgua në spital dhe mësohet se po trajtohet për djegie të rënda. Protesta të shumta u organizuan kudo në Izrael. Protestuesit kërkojnë drejtësi sociale.
Preteksti për nisjen e protestave ishin çmimet e larta të shtëpive.