UBT

I tërë Bresalci në këmbë për PDK-në dhe kryetarin Qemajl Mustafa

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Me brohoritjet Qemajl Mustafa, Qemajl Mustafa … dhe “do të fitojmë do të fitojmë” ishin zërat të cilët e nisën tubimin elektoral të PDK-së në fshatin Bresalc, një tubim madhështor ku disa herë u ndërprenë fjalët e zv. kryeministrit Kuqi, sekretarit Musmurati dhe kryetarit Mustafa. Të gjithë jemi me ju, ishin disa zëra të tjerë, ndërsa të tjerët brohorisnin fitore, fitore, fitore, PDK, PDK, PDK…

Basri Musmurati, sekretar i PDK-së ka thënë se ju ishit përherë kështu në mbështetjen tonë masive për fitoren e PDK-së dhe për fitoren tuaj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. “Dilni të gjithë më 1 dhjetor dhe tregoni se jeni shumë të fuqishëm me ndikimin tuaj të votës demokratike për PDK-në. Ju gjithnjë keni mbështetur njerëzit e devotshëm dhe jemi të bindur se kështu do të ndodh më 1 dhjetor”.

Zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi, pjesëmarrës në këtë tubim, ka thënë se ashtu siç e kam thënë edhe më parë edhe juve ju them se Qemajl Mustafa është kryetari më i mençur në mesin e kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës. “Këtu në Bresalc po e shohë shpirtin e vërtet të PDK-së. PDK atë që e mendon e thotë, e atë që thotë, e bënë përherë dhe e ka bërë. Ndërsa kur unë të takohem në Prishtinë me kryeministrin Thaçi do t’i them atij se Gjilanin do ta fitoj PDK sepse masoviteti juaj mbështetës për PDK-në është dëshmi e fitores më 1 dhjetor” ka thënë Kuqi.

Mobi Casa

Ai ka thënë se më 1 dhjetor nuk do të përfundoj asgjë, por do të nis një mandat katër vjeçar për punë me realizim të projekteve për Gjilanin
Ndërsa kryetari Qemajl Mustafa, ka thënë se ndjehet shumë mirë që sonte është në Bresalc.

Ai ka thënë se ky tubim tregon madhështinë e PDK-së, edhe në këtë të ftohtë shihet se interesimi juaj për mbështetjen tonë është shumë i madh. “Ne jemi të fort sepse struktura e PDK-së është unike, të gjithë jemi në këmbë dhe jemi duke punuar sinqerisht për fitoren e 1 dhjetorit. Bresalci është que në këmbë dhe po shkundet e po riorganizohet për mbështetjen e qeverisjes së mirë të PDK-së. Jemi bashkuar dhe ri-bashkuar e gjithë armata e PDK-së që në themel e ka ngritjen e PDK-së, ngritjen e zhvillimit, rritën e lirisë dhe mirëqenies jo vetëm për Bresalcin, por për gjithë Komunën. Vetëm me mbështetjen tuaj kemi zhvilluar Komunën gjithandej dhe në çdo fushë të jetës, do të vazhdojmë edhe më fuqishëm me këtë besim që po na e rikonfirmoni sonte” ka shtuar Mustafa.

Mustafa në fund ka thënë se ju ftoj që të mos pushojmë asnjë minutë, asnjë ditë deri në fitore. “Votën kërkojeni për partneritet me Vetëvendosjen, me AAK-në Vatrën etj, sepse do të qeverisim bashkërisht” ka thënë ai thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/