KKVITI

I shumëkërkuari Abazi, refuzon Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vetëm 19-vjeçar dhe i mbuluar nga ofertat. Fjala është për mesfushorin këmbëshpejtë të Dritës, Leonit Abazi i cili është vërshuar nga ofertat nga gjysma e klubeve të Superligës, si dhe nga ato të Kategorisë Superiore në Shqipëri. Në një prononcim për Tribuna, lojtari ka treguar për të ardhmen, si dhe për ofertat që janë bërë në drejtim të tij.

“Është e vërtet që kohëve të fundit kam pranuar shumë oferta nga klube të ndryshme nga Raiffeisen Superliga e Kosovës. Nuk dua të përmend emra mirëpo skuadrat nga kreu i tabelës janë duke më kontaktuar vazhdimisht për një transferim të mundshëm te ta. Nuk dua të diskutoj njëherë me asnjë skuadër rreth ndonjë transferimi, pasi jam i përqendruar te Drita dhe deri në qershor nuk do të ketë asgjë”, u shpreh Abazi.

Hidromorava

Gazeta jo zyrtarisht ka mësuar se për shërbimet e lojtarit janë të interesuara skuadra të mëdha si Prishtina, Besa dhe dy skuadrat nga Mitrovica, Trepça dhe Trepça ‘89, mirëpo lojtari ka deklaruar se në qershor do të diskutojë me Dritën rreth një kontrate të re, para se të merret vesh me ndonjë skuadër tjetër.(Tribuna)