Eko Higjiena

I shpëtojnë masakrës, djali i propozon për martesë në spital

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ishin në kinemanë e masakrës në Denver në premierën e filmit Batman, kur pasi arritën ti shpëtonin vrasësit u takuan në spital të plagosur.

Ai duket se nuk ka pritur gjatë, i kërkoi që të martoheshin duke e cilësuar veten si të privilegjuar që i mbijetuan masakrës ku humbën jetën 12 vetë.

Ngjarja në fjalë ka si protagonistë një çift në Denver, siq raporton noa, Jamie Rohrs dhe Patricia Legarreta, të cilët kishin shkuar për të parë premierën e filmit Batman, me djalin e tyre të sapolindur dhe me vajzën 4 vjeçare të burrit.

Eco Higjiena

“E di që nuk është momenti i duhur…por a do të martohesh me mua”, kështu i propozoi Jamie, Patricias nënës së djalit të tij dhe gjysmës së tij të zemrës me të cilin nuk ishte lidhur ende në martesë.

Menjëherë pas kësaj vajza iu përgjigj “po”, ndërsa tha për mediat se tashmë që e kuptuan se mund të kishin humbur njëri- tjetrin, nuk kishin asnjë hezitim për vendimin e tyre. /Indeksonline/