FIDANISHTJA

I rrjepin me bileta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Agjencitë kosovare turistike po ua gërditin mërgimtarëve vendin e tyre – Kosovën. Çdo familje kosovare në mërgim, varësisht prej anëtarëve, po detyrohet të paguajë minimum dy mijë euro për të ardhur deri në atdhe. Me këto para, ata thonë se do të mund të paguanin një aranzhman të plotë në një vend bregdetar si Turqia.

Për të mbërritur nga Suedia deri në Kosovë dhe anasjelltas, familja treanëtarëshe Jollxhiu nga rrethi Prishtinës, ka paguar mbi dy mijë e treqind euro.

Për këtë familje, këto para janë një kohë e gjatë kursimesh. Pothuajse edhe masa më e madhe e parave të planifikuara për t`i shpenzuar në vendin e tyre të lindjes.

“A e di sa pak para më mbesin për të harxhuar në Kosovë”, thotë Bashkim Jollxhiu.

Mobi Casa

Sipas tyre, ky çmim është absolutisht i pamundshëm për mërgimtarët, ani pse po e përballojnë me zor.

Aq shtrenjtë janë biletat, thotë ai, sa mërgimtarët po detyrohen t’i reduktojnë ardhjet këtu.

Biletat, si çdo verë tjetër, edhe sivjet në sezonin veror arrijnë kulmin e shtrenjtimit.

Bileta kthyese për vendet si Gjermania e Zvicra kanë mbërritur mesatarisht mbi 500 euro. Së paku kjo është oferta fillestare që e kanë postuar në çmimoret e tyre me tepër se 20 kompani ajrore që operojnë në Kosovë.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.