UBT

I riu shqiptar sulmohet nga pedofili

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Arsimi 18 vjeçar thotë se me qëllim nuk e ka goditur pedofilin plak sepse “ndryshe, ai do të luante pastaj viktimën”. Policia ka konfirmuar rastin.

Por, pasi që ai e përcjell plakun drejt kabinës, ky i fundit me shpejtësi e mbyll derën mbrapa të dyve. “Papritmas më sulmoi nga ana e përparme në pantallona. Kjo më shokoi dhe e shtyva atë nga vetja”, thotë Arsim J., një i ri që është duke ndjekur zanatin e berberit. Pensionisti pastaj ka ikur shpejtë nga kabina dhe Arsimi e ka ndjekur mbrapa, duke i bërtitur se është pedofil. Më tutje plaku ia ka dalë të ikë, shkruan 20minuten.ch.

I riu shqiptar dhe mikesha e tij e kanë kërkuar pedofilin dhe në fund e kanë gjetur në një sallë pritjeje duke e paraqitur. “I thashë atij se për këso gjërash duhet të shkonte në shtëpi publike”, thotë i riu, ndërsa pedofili e ka fyer me një gjest banal me duar.

Hidromorava

Ai thotë se me qëllim nuk e ka goditur, sepse “ndryshe, ai do të luante pastaj viktimën”. Vetëm kur ai e kishte sulmuar, Arsimi e kishte shtyrë atë duke e rrëzuar në dysheme “Pastaj i telefonova policisë”.

Policët e kanë marrë në pyetje plakun ndërsa Arsimi ka ushtruar kallëzim penal kundër tij për ngacmim seksual dhe lëndim trupor. Policia e Kantonit të Cyrihut e ka konfirmuar ngjarjen dhe kallëzimin e bërë penal.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.