Hidromorava

I quajti nomadë, Lushaku i përgjigjet Kurtit: Është koha të lëshosh rrugë meqë s’po mund ta shohësh Kuvendin si shtëpinë tënde

/ 2 minuta lexim
HW

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili duke iu referuar deputetëve të partive që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar, tha se ata janë nomadë meqë “nuk po dëshirojnë shtëpi te tyre”.

Lushaku ka pyetur se kush është deputetë i opozitës në këtë legjislaturë, ndërsa tha se Kurti shtëpinë e Kuvendit e ka gjuajtur me molotovë dikur, ndërsa sot po synon ta uzurpojë.

“Deputeti Kurti i paska quajtur nomadë deputetët e opozitës. Po kush është opozita, deputet Kurti? A mos po flet për veten? Deputetët kanë shtëpi, atë shtëpi që ti dikur e gjuaje me molotov, atë shtëpi që sot po përpiqesh ta uzurposh, duke tentuar të imponosh vullnetin përmes shkeljes së procedurave dhe cenimit të demokracisë. Është koha, deputet Kurti, ta kuptosh edhe ti se Kuvendi është shtëpia jonë dhe nuk duhet të sulmohet as me fyerje, as me molotov e as me përpjekje për imponim vullneti. Meqë nuk po mundesh, është koha të lëshosh rrugë”.

FIDANISHTJA

Deputetët e partive të tjera të cilët s’po pranojnë të shkohet me votim të fshehtë për votimin e kryekuvendarit, Kurti i ka quajtur “nomadikë”, meqë sipas tij, ata nuk po duan të kenë shtëpi.

“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.