Mobi Casa

I pret burgu

/ 3 minuta lexim

Teuta Sopa bashkë me dy vajzat do të dalin sot para gjyqtarit, ku pritet t’u caktohet masa e paraburgimit. Prokurori i çështjes, Blerim Isufi, ka thënë për Express se ato dyshohet se e kanë vrarë në bashkëveprim burrin, përkatësisht babanë e tyre, Hamdiun, derisa e kanë hedhur nga ballkoni për t’u dukur si vetëvrasje.

Blerim Isufaj ka kërkuar nga tridhjetë ditë paraburgim për tri të dyshuarat për vrasjen e Hamdi Sopës.

Bashkëshortja dhe dy vajzat e tij dyshohen se e vranë atë ku më pastaj e kanë hedhur nga ballkoni për t’u dukur si vetëvrasje. Prokurori i rastit, Blerim Isufaj, tha se ato dyshohen për vrasje të rëndë në bashkëveprim.

“Kam kërkuar paraburgimin e të dyshuarave. Ato dyshohen se në bashkëveprim me njëra tjetrën e kanë kryer këtë vrasje të rëndë”, tha Isufaj.

Prokurori i Prokurorisë Themelore nuk sqaron nëse të dyshuarat kanë pranuar se e kanë kryer krimin e as nuk sqaron për motivet e mundshme të kësaj vrasjeje.

Uji Dea

Por një ditë më herët dha urdhër për arrestimin e tyre, pasi pranoi raportin zyrtar të autopsisë nga Mjekësia Ligjore.
Sipas raportit, i ndjeri Hamdi Sopa nuk e ka vrarë veten e as nuk ka kërcyer nga ballkoni siç kishin deklaruar tashmë të dyshuarat.

Raporti i autopsisë që iu bë të ndjerit ka rezultuar se ai ka pasur tri therje me thikë në trup para se të hidhej nga ballkoni në katin e nëntë.

Këto therje dyshohet se janë bërë nga njëra nga vajzat e tij e ku pastaj në bashkëveprim me nënën dhe motrën tjetër e kanë hedhur trupin e të ndjerit nga ballkoni për t’u dukur si vetëvrasje. Por policia kishte dyshimet e para se Sopa ishte vrarë pasi nën makinën për larje të rrobave në banjë ishte gjetur një thikë e mbështjellë me nën-këmishën e të ndjerit, që e kishte pasur veshur në momentin e sulmit.

Të dyshuarat pas humbjes së vetëdijes së viktimës ia kishin ndërruar bluzën e gjakosur dhe ia kishin veshur një tjetër, në mënyrë që pas hedhjes së tij nga ballkoni të mos vërehen gjurmët e gjakut. “Viktima ka pasur veshur një bluzë tjetër, e cila dyshohet se i është hequr për ta veshur një tjetër të pastër”, tha një burim i gazetës nga policia për Express.

Para se të humbiste vetëdijen Sopa ishte munduar të vetëmbrohet, pasi edhe prerjet në njërën shuplakë të dorës tregojnë rezistencën e tij ndaj të dyshuarave. Një burim nga Mjekësia Ligjore ka thënë se përveç plagëve me thikë i ndjeri e ka pasur edhe një lëndim në kokë, e që sipas ekspertëve është bërë me një mjet të fortë.