GRANDEMALL

I pëlqeu apo s’i pëlqeu regjimit të sotshëm, Hashim Thaçi është lexuesi i Deklaratës së Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Agron Halitaj – Në një video urimi më të shkurtër se dy minuta dedikuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, e shfaq gjashtë herë Hashim Thaçin si protagonist të zhvillimeve që kanë çuar në mëvetësinë e Kosovës.

Nëse mbështetemi në thënien se “një foto flet sa njëmijë fjalë”, atëherë diplomati amerikan, brenda 115 sekondave i ka thënë gjashtëmijë fjalë për Thaçin.

Po aq fjalë i ka thënë edhe për Fatmir Sejdiun e njëmijë fjalë për Jakup Krasniqin.

Dalluar prej tij, asnjëri nga tre liderët e shtetit të Kosovës nuk qe në gjendje t’ua përmend emrat kësaj tresheje qoftë edhe njëherë të vetme.

Fundamenti

Lufta politike është legjitime kudo në vendet demokratike, por asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, inatet dhe rivaliteti nuk guxon të shkojë deri në atë shkallë sa të retushohet historia.

I pëlqeu apo s’i pëlqeu regjimit të sotshëm, Hashim Thaçi është lexuesi i Deklaratës së Pavarësisë, Jakup Krasniqi është njeriu që e ka konfirmuar vullnetin e përfaqësuesve të zgjedhur për Kosovën – shtet të pavarur, sovran dhe demokratik dhe Fatmir Sejdiu është presidenti i parë i Republikës.

Pushtetet janë të përkohshme, historia është e përjetshme. Cezarit duhet dhënë atë që i takon Cezarit!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.