Mobi Casa

I pari i Gjilanit ndanë qaste me fëmijët e rasteve sociale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kreu i Komunës Qemajl Mustafa u ka shpërndarë dhurata fëmijëve në dy banesat e ndërtuara për familjet skamnore dhe rastet sociale. Ky përkushtim i yni tregon gatishmërinë e institucioneve komunale për të ndihmuar të gjitha familjet dhe fëmijët barabarësisht tha Mustafa.

Kreu i Gjilanit Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Xhemajl Salihu, Sami Ahmeti e Ibrahim Salihu kanë shpërndarë dhurata në dy banesat sociale ku janë të vendosura familjet skamnore , veteranët dhe invalidët e luftës.

Mustafa ka përshëndetur fëmijët e këtyre dy banesave dhe u ka shpërndarë dhurata për këtë fundvit.”Ndihem mirë kur jam në mesin e këtyre fëmijëve dhe të këtyre familjeve. Këta fëmijë nuk do ta harrojnë këtë ditë sikur as unë sepse po ndajë momente gëzimi me ta”tha Mustafa.

Fundamenti

Mustafa tha se janë mbi 700 dhurata që do të shpërndahen tek fëmijët me nevojë dhe fëmijët e merituar.”Fëmijët nuk do të ndjehen vetëm sepse ata janë e ardhmja jonë dhe e ardhmja e këtij vendi. Ky përkushtim imi dhe i institucioneve komunale tregon gatishmërinë e institucioneve komunale për të ndihmuar të gjitha familjet dhe fëmijët njësoj. Ne dhurata do të shpërndajmë edhe në fshatrat më të larta të brezit kufitarë sepse edhe ata për pak qaste do të ndihen rehatshëm” tha Mustafa.

Avdil Ibishi përfaqësues i familjeve të këtyre dy banesave sociale tha se kjo ditë pos që është e veçantë për fëmijët është e veçantë edhe për ne prindërit.”Kur kujdeset i pari i Komunës për fëmijët tanë atëherë edhe ne jemi të obliguar dhe borxhli që t`i mirëmbajmë këto banesa e këtë vend që tash e pesë vite po e shfrytëzojmë” tha me emocione Ibishi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.