UBT

I paq në qafë, Lutë Haziri, 23 familje që në këtë muaj të Ramazanit mbetën pa bukën e gojës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Largimi nga puna i 23 punëtorëve të Kompanisë “Ekohigjiena”, është pasojë e keqpërdorimeve dhe shkeljeve ligjore të Komunës së Gjilanit, për të cilin rast, para dy dite e njoftuam publikun për kërbaçin që OSHP ia kishte dhënë komunës.

Punëtorët e “Ekohigjienës”, qe 11 muaj (nga 1 gushti 2016), përmes shantazhit nga zyrtarët e lartë të komunës, kryejnë shërbime komunale, duke mirëmbajtur, pa pagesë, parqet dhe hapësirat publike, pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, punë këto, të kryera, vlera e të cilave arrinë shumën, nga 195000 deri në 210000 €.

Prandaj, si rezultat i kësaj, këtyre punëtorëve, në pamundësi të pagesës, iu është shkëputur kontrata e punës dhe mbeten në rrugë.

Pra, këta punëtorë mbeten pa punë për shkak të interesave personale, të një klani pushtetarësh të Lutë Hazirit.

United Hospital

Kryetari I Komunës Lutë Haziri, në deklaratat e tij populliste, kohë më parë, kur punëtorët e Ekohigjienës kërcënoheshin për largim nga puna, kishte deklaruar: “Nuk do të lejoj që në këtë shekull, këtyre punëtorëve t’ua merrni keset e bërllogut nga duart se me to i ushqejnë familjet!”. Ndërkaq tani, në këtë muaj të agjërimit, nxirren në rrugë 23 punëtorë.

Numri i punëtorëve të larguar nga puna, nga Ekohigjiena, nga janari i këtij viti e deri më sot, në mesëin e të cilëvë është edhe Avdil Ibishi, njeriu me karrocë, i njohur për punëtorë të madh nga gjilanasit, ka arritë në 44 syresh.

Përderisa, Komuna (LDK) përmes portaleve, propagandon për qëllime politike të fushatës zgjedhore, se 13 nga punëtorët e larguar, janë sistemuar në Ndërmarrjen publike “Tregu”, e në anën tjetër, punëtorët, edhe ashtu të lënduar, sillen rrugëve të papunë thuhet në reagimin e degës së PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.