Hidromorava

I nderuar ambasador i Zvicrës!

/ 4 minuta lexim

Nga Gani Sadiku – Po të drejtohem publikisht me fjalët më të mira për të treguar admirimin dhe simpatinë që kanë krijuar njerëzit dhe qytetarët e rëndomtë të këtij vendi, për një kohë rekord kaq të shkurtë, dhe sikur të kishte çmim Oskar që ipet vetëm për një fjali, ajo do u takonte juve, sepse pesha e asaj fjalie, është më e madhe se pesha e një libri voluminoz, por ajo nuk është një histori e një populli të lashtë, por një histori e politikanëve hajdutë dhe mbeturinave që përfitojnë nga lufta.

“Ne po investojmë e ju po vidhni”. E di se qytetarët e vendit tim do u nderojnë edhe më shumë dhe do ju përkrahin për këto deklarata, sepse ju zviceranët jeni bërë të shenjtë dhe të nderuar për gjithë njerëzimin duke e thënë të vërtetën dhe duke punuar pa hile për vendin tuaj….! Deklaratat tuaja ishin deklaratat më të drejtpërdrejta që ndonjë zyrtarë i ndonjë vendi, i ka thënë ndonjëherë në këtë vend, jo se ne nuk kemi ditur t’ua themi, jo se ne nuk ua kemi thënë, dhe jo se ne nuk kemi guxuar t’ua themi, por se qytetarët e këtij vendi nuk kanë më vlerë për hienat grabitqare që qëndrojnë në pushtet vetëm për të vjedhur, duke shkelur mbi gjakun e derdhur 500 vjeqarë, të shqiptarëve të stërvuajtur. Atyre më nuk u bënë përshtypje asnjë fjalë as fjali që thuhet shqip dhe del nga goja e shqiptarëve, sepse këtë vend e kanë sakatuar, e kanë përgjysmuar e kanë shëmtuar, duke e varfëruar, duke e deshqiptarizuar dhe duke e ç`kombëtarizuar me metodat më ç’njerëzore që dinë t’i përdorin antikombëtarët.

Deklarata juaj, ishte bombë e papritur, për hienat që në ajr e gëlltisin edhe kafshatën e fundit të çdo qytetari. Këto hiena, duan të dëgjojnë nga goja e diplomatëve, vetëm gënjeshtra të bukur e jo të vërteta të hidhura! E di se e ke thënë “nga zemra e plast” siç thot populli i ynë, sepse nuk është lehtë që taksat tuaja t’u vidhen para syve në vendet, ku politika dhe politikanët kanë një mentalitet meskin. Z. ambasador, e di pse e keni thënë atë fjali të famshme, sepse i ke pa radhët e gjata të shqiptarëve duke ikur e duke bredhur rrugëve të shtetit që ju e përfaqësoni. Ju i dini kohët e vështira që ne i kemi kaluar sepse dhatë gjithçka për t’na ndihmuar e për t’na shpëtuar nga shpata gjakatare e kasapit të Ballkanit.

RCCOLA

Ju ende çdo mëngjes, të çdo dite, në temperatura të ulëta e në ato përvëluese, i shihni shqiptarët e të gjitha moshave dhe gjinive, duke pritur për një vizë para ambasadës suaj, e kjo ka ardhur si rezultat i hajnisë dhe krimit të organizuar nga hienat në pushtet, e nga profiterë të luftës që nuk e vjedhin vetëm paranë tuaj, por e nëpërkëmbin dhe e përbuzin gjakun e derdhur të njerëzve më të mirë të këtij vendi, duke denigruar edhe çdo vlerë universale njerëzore! I nderuar ambasador, shkëlqesia juaj, vegjëlia shqiptare e këtij vendi, u nderon, u respekton dhe u lartëson në krahët e përgjakur.

Shqiptarët duan Zvicrën si vendlindjen e tyre, sepse ajo ishte dhe mbetet njëra nga shtetet që më së shumti investoi në ndërtimin e jetës dhe të ardhmes së çdo shqiptari.! Ajo përjetësisht do të mbetet shpresa e veçantë, Meka dhe Medina e çdo shqiptari, sepse fal saj sot shqiptarët “hanë bukë t’grytë” në Kosovë edhe jetojnë dinjitetshëm në shtetin tuaj./rajonipress/