RCCOLA

I mbrojti mashtruesit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Prishtinë – Dogana e Kosovës dënoi fabrikën e SharrCemit me 10 mijë euro gjobë për mashtrim tarifor. Këtë fabrikë tash sa kohë është duke e mbrojtur ministrja Mimoza Kusari-Lila, e cila me vendimin e saj i siguroi kësaj korporate mashtruese më shumë treg dhe fitim. Drejtuesit e Doganës konfirmojnë këtë dënim.

Analizat e Doganave të Kosovës, të cilat konstatuan se fabrika SharrCem po i mashtronte doganierët, duke futur çimento të pastër, u vulosen me gjobë ndaj kësaj fabrike.

Zyrtarë të Doganave të Kosovës kanë konfirmuar për Express se kompania SharrCem është gjetur fajtore, me çka i është shqiptuar gjoba prej 10 mijë eurosh.

Eco Higjiena

“Dogana e Kosovës, përkatësisht Komisioni për kundërvajtje doganore, e ka shpallur fajtore kompaninë SharrCem, për mosdeklarim të drejtë të numrit tarifor për mallin e importuar gjatë javës së kaluar”, ka thënë për Express, Fëllanza Nezimi, zyrtare për informim në Doganat e Kosovës.

Nezimi ka shtuar se sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave, me këtë veprim, kompania ka kryer kundërvajtje doganore, për çka edhe është dënuar me gjobë.

Ky vendim, i cili u mor të mërkurën, vjen pasi analizat konstatuan se SharrCem po importonte çimento të pastër e jo lëndë të parë, siç kishte deklaruar paraprakisht. Analizat vërtetuan se SharrCem u mundua të sjellë çimento në Kosovë fshehurazi, nëpërmjet kufirit me Maqedoninë. Mbi 10 mauna me çimento të pafinalizuar për disa ditë kanë qëndruar në kufirin me Maqedoninë pasi doganierët kosovarë dyshonin se brenda tyre ka çimento, e jo lëndë të parë, siç ishte deklaruar malli.