Eko Higjiena

I mbledh Albright

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Hashim Thaçi, Lideri i LDK’së, Isa Mustafa dhe Nënkryetari i AAK’së, Blerim Shala kanë takuar bashkë ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright të premten në Prishtinë.

Burime të Expressit bëjnë të ditur se në takimin që është mbajtur larg syve të publikut në hotelin Swiss Diamond janë diskutuar edhe çështjet aktuale politike.

Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Blerim Shala janë takuar të premten në hotelin Swiss Diamond, me ftesë të ish-Sekretares amerikane, Madeleine Albright.

Kjo është konfirmuar nga Këshilltari i Isa Mustafës, Asdren Osaj.

“Po, kryetari Mustafa ka marrë pjesë në takimin me kreun e PDK’së, Hashim Thaçi dhe Nënkryetarin e AAK’së, Blerim Shala. Takimi është thirrur nga ish-Sekretarja Albright”, ka thënë Osaj për Express, të premten.

Fundamenti

Për takimin mes tre liderëve, nuk janë dhënë hollësi të tjera. Ish – Sekretarja amerikane e Shtetit po qëndron në Prishtinë për të marrë pjesë në Samitin e Gruas.

Ndërkohë, burime të Expressit kanë thënë se në takimin mes tre liderëve me zyrtarët amerikanë ka marrë pjesë edhe Sllobodan Petrovic.

“Aty është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike”, kanë thënë burime të Expressit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express…