RCCOLA

I mbajnë takimet e vendlindjes , përkundër pengesave të policisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ashtu si gjithherë që paraqet pengesa për shqiptarët, regjimi serb edhe kësaj here sikur nuk ishte i gatshëm t’i lejon qytetarët të vizitojnë pronat e varret e të parëve edhe për një ditë.

Takimet Tradicionale të Vendlindjes në Malësinë e Bujanocit që nga viti 2005 janë organizuar nga shoqata “Vatra”. Ismet Tafili tha se këtë vit për arsye tani më të njohura, përkatësisht për shkak të pamundësisë që të dalin qytetarët me tabela KS-RKS, për shkak të sigurisë e problemeve tjera, nuk janë organizuar takime të vendlindjes në fshatrat e Malësisë.

Tafili tha se përkundër këtyre pengesave, fshati Priboc organizoi mbajtjen e takimit të vendlindjes,mirëpo, kufiri në fshatin Muhoc i kontrolluar nga policia serbe një numër të caktuar qytetarësh lejoi të kalonte kufirin, ndërsa një pjesë i ktheu me pretekstin se nuk e kanë bërë pagesën e taksës kufitare dhe nuk kanë letërnjoftime të Serbisë.

Uji Dea

Ashtu si gjithherë që paraqet pengesa për shqiptarët, regjimi serb edhe kësaj here sikur nuk ishte i gatshëm t’i lejon qytetarët të vizitojnë pronat e varret e të parëve edhe për një ditë.

Këmbëngulësia e qytetarëve dhe ndihmesa e komunës së Bujanocit, pas dy orë ndalese në këtë punkt banorët u lejuan të kalojnë kufirin. Kjo ishte një maltretim në këtë vapë për fëmijët gratë dhe të gjithë pjesëmarrësit. e takimit. Më pas takimi u mbajt në fshatin Priboc dhe nuk pati probleme tha Tafili./rajonipress/