I konfiskohen 1960 pula kontrabandë

Gjilan – Në fshatin Pogragjë – Uglar të Gjilanit të dielën është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar i cili duke drejtuar një kamionetë të tipit “Daimler Benz” i cili transportonte 140 kafaze me pula ku kishte gjithsejtë 1960 pula, dhe nuk posedonte kurrfarë dokumenti që vërtetojnë prejardhjen e tyre njoftoj Policia e Kosovës.
Me urdhër të Prokurorit janë konfiskuar kamioneta dhe pulat. Pulat janë konfiskuar nga njësia e AUVK-së për t`i asgjësuar pasi që dyshohet se janë të kontrabanduara tha policia./rajonipress/