UBT

I kërkojnë largimin, ministri s’mërzitet ku shkuan paratë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Edhe pas publikimit të lajmit se një pjesë e parave për pasaportat biometrike janë transferuar te kompanitë private ndërtimore, ministri Bajram Rexhepi vazhdon të sillet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Analistët politik dhe opozita thonë se as dorëheqja s’mund ta “pastrojë” ministrin Rexhepi.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, thotë se ministri i Punëve të Brendshme po vazhdon me lehtësi t’i trajtojë parat e buxhetit të vendit sikur të ishin të tij.

“Tash po dihet se paratë janë “avulluar” dhe po dihet se kemi deklarata tjera se parat janë transferuar në firma private për beton dhe qeramikë”, tha Sejdiu, shkruan gazeta “Zëri”.

Mobi Casa

Ky, fakt, sipas tij tregon së ministri Rexhepi, duhet të jap dorëheqje, sepse nuk di të menaxhojë një ministri.
Edhe, analisti polik, Ylli Hoxha, thotë se skandali e ka “prekur tavanin”, prandaj ministri Rexhepi duhet të shkojë në shtëpi.

“Për mua, zanafilla e këtij debati do të duhej të ishte dorëheqja e ministrit, dhe nisja e hetimeve të organeve të rendit deri në nivelet më të larat për të sqaruar këtë skandal. Tolerimi i gjendjes nënkupton bashkëveprim me krimin apo toleromi të krimit institucional brenda Kosovës”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, ministrit të Punëve të Brendshme, nuk i bënë fare përshtypje, fakti se një pjesë e parave që do të duhej të përfundonin të kompania austriake për prodhimin e pasaportave, OeSD, janë transferuar të kompanitë private ndërtimore. Ministri Rexhepi ka thënë se ka qenë i informuar për këtë “detaj”, por nuk i ka interesuar shumë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.