Eko Higjiena

I këndon dashurisë, por ende është beqare

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Këngëtarja Adelina Berisha edhe kësaj radhe ka vendosur të sjellë risi në skenën muzikore, mbase do të jetë edhe një surprizë për adhuruesit e saj. Kënga që do ta plasoj gjatë këtyre ditëve është një baladë që i referohet dashurisë, tekstin e së cilës e ka bërë Getinjo, ndërsa aranzhmanin Florent Boshnjaku.

“Sapo finalizuam baladën e re, titulli i së cilës do të vëhet shumë shpejt dhe brenda disa dite do të jetë në duar të adhuruesve. Kënga trajton një temë dashurie, mbase një druajtje në mes dy të dashuruarve, ku femra nuk mund t’ia shprehë të gjitha ndjenjat të dashurit. Është një tekst i bukur që kam përshtypjen se do t’u pëlqejë të gjithëve”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Kënga do të vjen bashkë me videoklip, të përgatitur nga produksioni “Imagine”. Adelina edhe pse i këndon dashurisë, ajo thotë që ende të mos jetë e përshkuar nga kjo ndjenjë. Në fakt asnjëherë nuk do ta mbante të fshehur po që se do të niste një lidhje të re dashurie.

Mobi Casa

“Të them të drejtën jetën private nuk e mbajë të fshehtë prej askujt, madje as prej adhuruesve të mi. Por e vërteta është se ende nuk e kam gjetur djaloshin ideal të jetës sime dhe në momentin që do ta gjejë, do ta bëjë publike”, shton ajo.

Adelina pas këtij projekti, do të sjellë edhe një projekt tjetër që ka të bëjë me një bashkëpunim të ri me një këngëtarë të vendit. Sipas saj ky duet do të sjellë risi në skenën muzikore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.