Mobi Casa

I kallë gruan dhe dy fëmijët e tij, donte një grua tjetër

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Një njeri ka kallur gruan, vajzën dhe djalin e tij, dhe pastaj i kishte mbylluar ata brenda një dhome në shtëpinë e tij në fshatin Natar, në rrethinën Sirsa Haryana, të Indisë.

Viktimat janë identifikuar si, Amarjit Kaur (32), Sahez Singh (6 months), Navdeep Kaur (18 months), banorë të këtij fshati.

Policia ka regjistruar këtë rast vrasje kundër Malkiyat Singh, që akuzohet edhe nga babai i tij Bhagat Singh, dhe dy të tjerë, si dhe vëllai i Amarjit, Randhir.

Krimi doli në dritë, kur fqinjët panë tymin në shtëpinë e të akuzuarit, dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

UBT

Policia më vonë gjetën trupat e vdekur të gruas dhe dy fëmijëve të mbyllur në një dhomë.

Randhir tregoi gjithashtu se motra e tij ishte keqtrajtuar dhe rrahur edhe më herët nga burri i saj, dhe se ai kishte një marrëdhënie të paligjshme me një grua tjetër.

Ai një javë më parë kishte sjellë në shtëpinë e tij një dashnore, e cila çoi në një përplasje të nxehtë në mes të bashkëshortëve.

“Askush nuk është arrestuar ende në këtë rast”, tha policia.