I jepet lamtumira e fundit të riut nga Uglari, Agon Ramushi
Gjilan – Agon Ramushi 20 vjeçar nga Uglari i Gjilanit është varrosur të premtën në vendlindjen tij me nderimet më të larta. Agoni kishte vdekur aksidentalisht më 12.08.2016 në qytetin Nansi të Francës.
Agon Ramushi (1996 – 2016), është varrosur këtë të premte në vendlindjen e tij në Uglar në prani të shumë qytetarëve. Të gjithë ata që e kanë njohur Agonin kanë folur fjalë të mira e përmalluese.
Agon Ramushi aksidentalisht ka vdekur më 12.08.2016 në qytetin Nansi të Francës. Atje kishte shkuar si azilant para katër vitesh./rajonipress/





